E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege: “Del Piero, një lider i madh”

Juventusi e rinis kampionatin nga dyshja historike, Del Piero-Trezege. Të dy do të jenë nga minuta e parë kundër Xhenoas, ndeshje që do të luhet të dielën në mbrëmje. David Trezege, premton spektakël për t'u hakmarrë në këtë mënyrë edhe ndaj trajnerit të Francës, Rajmond Domenek, i cili nuk e thirri me Kombëtaren e "gjelave".
PREMTIMI - "Jam i lumtur për rinovimin e kontratës së Del Pieros. Është një lider i vërtetë i kësaj skuadre dhe në këto vite kemi bërë gjëra të mëdha së bashku. Dhe do të vazhdojmë të bëjmë. Është një premtim", - thotë francezi, i cili luan prej tetë sezonesh me Juventusin.
DOMENEK - "Luaj me Kombëtaren prej 10 vjetësh, tani nuk thërritem dhe besoj se mënyra më të cilën më trajtoi Domeneku është e papranueshme. Jam duke menduar seriozisht për t'i thënë mjaft me Francën".
TITULLI – "Nuk nisemi të barabartë në raport me Milani, Interin apo Romën, por jemi Juventusi dhe do t'i shkojmë deri në fund këtij kampionati duke bërë më të mirën tonë në cdo ndeshje. Për ne fakti që nuk luajmë në kupa mund të jetë një avantazh, mund të përqendrohemi vetëm në kampionat, dhe për titullin jemi të gjithë optimistë".
INTERI- "Do të përballemi shumë shpejt me ta, do të jetë e rëndësishme për ne lojtarët, shoqërinë dhd tifozët. Ka një pritje të madh për këtë ndeshje, për gjithcka që ka ndodhur. Ibrahimovic është një nga lojtarët më të kompletuar që njoh, i ka të gjitha kualitet dhe di të bëjë gjithcka, i uroj të vazhdojë kështu"
TOPI I ARTË – "Do të jetë një sfidë midis Mesit dhe Kakasë, i pari është një spektakël i vërtetë për ta parë, por mendoj se këtë vit e meriton braziliani për atë që ka bër dhe për Ligën e Kampioneve që ka fituar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›