Mancini: Tevez drejt Corinthians

Roberto Mancini ka konfirmuar se Manchester City ka arritur marrëveshjen me Corinthians për shitjen e Carlos Tevez. Argjentinasi disa herë kishte shprehur dëshirën për t`u larguar nga Eastlands me arsyetimin se dëshiron të jetë më afër familjes së tij në Amerikën Jugore.
Corinthians ishte ekipi më i favorshëm për Tevez, pasi kishte buxhet për të blerë lojtarin. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Corinthians, por Carlos për momentin ende është lojtar i Cityt”, ka thënë Mancini për Sky Sports News.
Nëse Tevez pranon të transferohet në Brazil, Corinthians do t`i paguajë Cityt 57 milionë euro.