Totenham, Pavljuçenko nuk largohet
Sulmuesi i Totenhamit, Roman Pavljuçenko, ka thënë se dëshiron të mbetet te Spurs. Sulmuesi rus pritej të largohej gjatë verës, pasi që nuk pati hapësirë të kënaqshme në klubin Hotspur në dy sezonet e fundit. “Nuk kemi biseduar ende për të ardhmen. Për momentin gjendemi në Afrikën e Jugut, e më pas mund ta negociojmë vazhdimin e kontratës. Dëshiroj të mbetem në Londër. Asnjë skuadër ruse nuk na ka kontaktuar”, deklaroi 29 vjeçari për Sovetskiy Sport.