Mancini do ta godiste Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini hidhërohet aq shumë me sulmuesin kontrovers Mario Balotelli sa që pranon se nëse do të kishin qenë bashkëlojtar atëherë do ta godiste çdo ditë.
Italiani, në komentet e tij para aksidentit të vogël të Balotellit me veturë të enjten, i tha gazetarëve se nuk flet çdo ditë me sulmuesin sepse ashtu do të përfundonte në nevojë të vizitës te psikologu.
Mancini, i cili përgatit skuadrën e tij për përballjen e rëndësishme të Premierligës në Arsenal të dielën, tha se e kupton zemërimin e futbollistëve të tjerë me Balotellin. “I kam thënë ‘nëse do të kishte luajtur me mua, 10 vite më parë, do të godisja në kokë çdo ditë”, deklaroi Mancini.
Strategu italian në javët e fundit ka kritikuar vazhdimisht Balotellin për të cilin spekulohet se do të largohet nga Itihad në fund të këtij sezoni.