Janar i qet për Guardiolan

Pep Guardiola ka bërë të ditur se Barcelona nuk planifikon të hyjë në afatin kalimtar të janarit në kërkim të mbulesës për dyshen afrikane, Yaya Toure dhe Seydou Keita.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Toure dhe Keita nga Mali të dy janë të detyra ndërkombëtare në Kupën e Afrikës dhe mungesa e tyre do të krijojë mungesë të opsioneve për Barcelonën gjatë janarit. Emra të ndryshëm janë përmendur si përforcime të mundshme, por Guardiola ka theksuar se nuk planifikon të shikojë jashtë ekipit të tij.
Trajneri i gjigantit katalan ka besim te futbollistët e rinj dhe synon t’u japë rast talenteve si Jonathan dos Santos, Thiago Alcantara, Victor Vasquez dhe Gai Assulin.
“Për aq sa di unë, nuk kemi planifikuar asgjë”, tha Guardiola i pyetur rreth mundësisë së ardhjes së përforcimeve gjatë këtij muaji.
“Nuk ia vlen të transferohet një futbollist për një muaj. Në qendër të mesfushës kam shumë opsione. Kam pesë mesfushorë qendrorë si dhe futbollistë rezervistë. Për një muaj preferoj t’u jap rastin atyre, i njoh mirë dhe e di se do të paraqiten mirë”, përfundoi ai.