E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfajësohet Briatore

Një gjykatë në Paris të martën ka marrë vendim në favor të ish-shefit të Renaultit, Flavio Briatore duke e shfajësuar nga suspendimi i përjetshëm nga Formula 1, dënim ky i shqiptuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Gjykata e lartë ka përshkruar dënimin “jashtëligjor” dhe citoi “parregullsi” në vendimin e FIA-s në shtator të dënojë Briatoren për, siç thuhej në atë kohë, urdhërimin e Nelson Piquet Jr të shkaktojë aksident të qëllimisht në garën për Shpërblimin e Madh të Singaporit 2008.

Skandali shpërtheu pas deklaratave nga Piquet, i cili kishte pranuar se ekipi e kishte urdhëruar të aksidentohet qëllimisht në Singapor për t’i mundësuar kolegut Fernando Alonso të fitojë garën.

Briatore kishte mohuar përfshirjen e tij. Ndërsa gjykata e ka quajtur të parregullt vendimin e 21 shtatorit 2009 për Briatoren dhe ish-drejtorit teknik të Renaultit, Pat Symonds, i cili ishte i dënuar për pesë vjet. Briatore kishte insistuar se dënimi nga FIA nuk kishte baza ligjore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›