E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini kërkon falje

Roberto Mancini u ka kërkuar falje lojtarëve dhe tifozëve të Manchester Cityt për eliminimin e ekipit nga Liga e Kampionëve.

“Ne duhet të përmirësohemi si ekip. Grupi jonë ishte i vështirë. Urime Napolit që kaloi më tej”.

“Ne gjithmonë jemi një skuadër e mirë. Ne jemi një skuadër fantastike. Më vjen shumë keq për tifozët dhe më vjen keq për lojtarët pasi lojtarët si ta duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se zakonisht me 10 pikë (sa grumbulloi City) ekipet kalojnë, gjithmonë  99 për qind. Ky është një grup i çuditshëm, i vështirë. Ne bëmë disa gabime, por kjo mund të ndodhë. Pas Napolit ku City u mposht gjithçka ishte e vështirë”, ka deklaruar Mancini për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›