Tirana fiton 7-3 me maltezët e Hibernians

Nga Sofie, Jagert Dyrmishi
Tirana e futbollit në salla ka mundur të fitojë një nga dy ndeshjet e zhvilluara deri tani në Sofje te Bullgarisë, ku po zhvillohet turi paraeleminator i "UEFA FUTSAL CUP". Tirana ka humbur ndeshjen e parë ndaj suedezëve të Skovde Aik (8-5), ndërkohë që në ndeshjen e dytë ka mundur të fitojë 7-3 me maltezët e Hibernians. Bardheblutë e minifutbollit, që në këtë përfaqësim europian drejtohen nga Leonidha Curi kanë zhvilluar një ndeshje të parë apatike. Ndaj Skovde AIK pjesa e parë përfundon në shifrat 3-0 në favor të kundërshtarit, por me një mori rastesh të humbura nga Tirana. Skuadra është penalizuar dhe nga dalja me karton të kuq të kapitenit Erind Resuli, i cili ka marrë kartonin e dytë të verdhë në mënyrë të padrejtë nga gjyqtari holandez Van Ekelen. Megjithëse është përpjekur shumë në pjesën e dytë, Tirana nuk ka mundur të përmbysë rezultatin. Ekipi suedez nga ana tij ka qenë më lart në përgatitjen fizike, kjo dhe për vetë faktin se është një klub që merr pjesë në kategorinë e tretë në Suedi, në futbollin e madh (11 kundër 11). Ndeshja tjetër e ditës së parë të turneut mes Mlladost Sofie dhe Hibernians ka përfunduar 4-3 në favor të Mlladost. Dita e dytë e turneut ka qenë më e mira për ekipin tonë. Ndaj maltezëve të Hibernians Tirana ka zhvilluar një lojë të mirë. Rastet e humbuar nga ekipi ynë edhe në këtë ndeshje kanë qenë të shumta, por megjithatë më shumë ka kënaqur fitrorja 7-3. Maltezët nga ana e tyre kanë qenë një skuadër shumë solide, të përfocuar me 6 lojtarë serbë. Bardheblutë kanë dominuar gjithë takimin kanë qenë në avantazh gjatë gjithë kohës. Golat e shënuar nga bardheblutë mbajnë firmat e Mucollarit, dopietë, Sinës, Xhaferrajt, Likës, Manastirliut dhe Andrea Kolës. Ky i fundit ka hyrë në lojë në minutat e mbetura dhe ka realizuar një gol mjaft të bukur, në kthesë, ndoshta më të bukurin e turneut deri tani. Ndeshja e dytë e ditës së dytë të turneut mes Mlladost dhe Skovde Aik ka përfunduar me fitoren e suedezëve 4-2, të cilët deri tani udhëheqin turneun me pikë të plota 6. Sudezët janë pretendentët kryesorë për të marrë vendin e parë në grup dhe për të siguruar kualifikimin. Ekipi i Tiranës në ndeshjen e fundit ndaj Mlladost nuk pritet të ketë probleme, pasi në rradhët e bullgarëve do të mungojnë 5 lojtarë, të pezulluar për shkak kartonash. SKEDA E NDESHJES Tirana-Hibernians 7-3 4'(pen), 23' Mucollari 8' Xhaierraj, 13' Sina 23' Manastirliu, 33' Lika 40' Kola/ 3', 19' Martinovic 40' Mijailovic Renditja e Grupit C Skovde AIK 2 6 Tirana 2 3 FC Mladost 2 3 Hibernians 2 0