E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje futbollist 27-vjecar gjeti vdekjen ne fushen e lojes ne Indi

Ndodh që një futbollist të jetë fatlum dhe t’i shpëtojë vdekjes edhe kur ataku në zemër e godet në fushën e lojës, por ndodh edhe që goditja të jetë fatale. Pasi Fabris Muamba mbijetoi në Londër, nuk e pati këtë fat edhe një futbollist në Indi, i cili nuk mbijetoi dot.
Fatkeqi quhej Venkatesh dhe e pësoi atakun në fushë në një ndeshje kampionati në Bangalorë. Sulmues 27-vjeçar mund të kishte qenë shpëtuar, sipas një mjeku me emër, nëse pranë fushës do të kishte pasur ambulancë dhe shërbim mjekësor, diçka që i pati Muamba në Londër dhe që realisht i shpëtuan jetën.
 “Aty nuk kishte mjekë. Këtë arrita të marr vesh. Nuk kishte ambulancë, nuk kishte oksigjen, po ashtu nuk kishte njerëz të trajnuar për ta ndihmuar. Nëse do ta kishte marrë ndihmën e parë, do të kishte pasur shans për të mbijetuar”, tha Rojan.
Shokët e skuadrës së Venkateshit u detyruan të merrnin borxh një makinë për ta dërguar të sëmurin në spitalin më të afërt, por me të arritur aty, ai u deklaruar i vdekur.
Sekretari i Federatës Shtetërore të Futbollit, Krishna Narajanan, premtoi se familja e fatkeqit do të merrte dëmshpërblim.
“Në të ardhmen nuk do të ngjajnë më tragjedi të tilla. Do të ketë ambulanca dhe mjekë në çdo ndeshje, do të ketë mjekë dhe infermierë, siç është e domosdoshme. Do të ketë njerëz të ndihmës së shpejtë”, deklaroi Narajanan.
Kjo ngjarje tragjike solli në kujtesë atë që ndodhi në vitin 2004, kur humbi jetën sulmuesi brazilian Kristiano Zhunior pasi u përplas me portierin e ekipit kundërshtar, Subrata Paul.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›