Mancini në vend të Hughes

Manchester City ka shkarkuar menaxherin Mark Hughes pas 18 muajve në detyrë dhe ka emëruar Roberto Mancinin si pasardhës të tij ndërsa Brian Kidd do të jetë asistent i strategut italian.
Lajmi për largimin e Hughes erdhi nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në uebfaqen zytare të klubit, dhe ishte vetëm dy orë pas fitores 4-3 në shtëpi kundër Sunderlandit. Uellsiani ishte emëruar në qershor 2008, në vend të Sven Goran Erikssonit. Por, pavarësisht transferimeve të mëdha si Emmanuel Adebayor, Joleon Lescott dhe Carlos Tevez, rezultatet nuk kanë kënaqur pronarët ambicioz të Cityt.
“Dy fitore në 11 ndeshjet e fundit në Premierligë pa dyshim se nuk përputhen me objektivat që kemi caktuar” thuhej në komunikatën e Cityt. Mancini i cili përcolli fitoren e Cityt nga tribunat do të fillojë punën menjëherë.