E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatum për Kagawan

Kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund ka njoftuar yllin japonez Shinji Kagawa se duhet të vazhdoj kontratën deri të hënën pas spekulimeve se ka marrë ofertë trevjeçare nga Manchester United, ka njoftuar Bild, të premten.

Derisa kontrata e tij me Dortmundin skadon më 2013, Dortmund i ka dhënë ultimatum Kagawas për ta vazhduar atë deri më 2016.

“Fakti se ka marrë një ofertë tashmë një kohë të gjatë dhe ende nuk është përgjigjur ka ngritur dyshime”, tha presidenti i Dortmundit, Reinhard Rauball.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›