Pirlo, një prej më të mirëve në botë

Selektori i ekipit U-21 të Italisë, Ciro Ferrara ka lavdëruar mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo si njërin prej futbollistëve më të mirë në botë dhe beson se ai ka bërë dallimin mes Bianconerëve dhe rivalit për titull në Serie A, Milanit.
“Pirlo është sekreti prapa suksesit të Juventusit. Ai ka bërë dallimin jo vetëm për Juventusin por edhe Milanin që e lejoi të largohet. Ai ka ndikuar pozitivisht te Juventusi kurse negativisht te Milani. Pirlo, sipas mendimit tim, është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Ferrara për Gazzetta dello Sport.
Pirlo iu bashkua Juventusit në fillim të këtij sezoni si futbollist i lirë nga Milan.