Kupa vë përballë Trepçën ’89 dhe Hysin
‘Xehetarët’ finalen do ta kërkojnë përballë kampionit në fuqi, Hysit. Ky i fundit takimin e parë do ta zhvillojë si mysafir i ekipit mitrovicas, kurse ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në shtëpi, respektivisht në Merdarë. Përballja mes mitrovicasve e llapjanëve konsiderohet si finale para finales.
Në gjysmëfinale punë më të lehtë do të ketë kandidati tjetër për titull e Kupë, Prishtina, e cila depërtimin në finale do ta kërkojë në përballje me ekipin e Ligës së Parë, Ferizajn. Dueli i parë mes tyre zhvillohet në kryeqytet, kurse loja e kthimit luhet në Ferizaj.
Në fakt, dy duelet e para gjysmëfinale zhvillohen të mërkurën e ardhshme prej orës 16:00, kurse ndeshjet e kthimit luhen pas tri javësh.
Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës
Trepça ’89 – Hysi
Prishtina - Ferizaj