E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini, trajneri i ri i Man. Sitit

Roberto Mançini është emëruar në krye të stolit të Mançester Sitit. Lajmi është zyrtarizuar menjëherë pas sfidës që "Sitizëns" fituan me Sandërlendin, megjithatë akordi mes palëve ishte arritur më parë. Ish-trajneri i Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2013 (tri vjet e gjysmë), nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro rrogë neto në sezon. Mançini bëhet në këtë mënyrë pasardhës i Mark Hjuxhs. Klubi britanik, i cili zotërohet nga sheiku Mansur, ka qenë protagonist absolut në merkato: miliona euro të investuara për lojtarë si Tevez e Adebajor, por shpenzimet nuk janë justifikuar nga rezultatet, pasi Siti është shumë larg kryesueseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›