"Shumi te Mercedes? Binjaku i gabuar"
Tashmë është zyrtare: Mikael Shumaher do të largohet nga Ferrari për t‘u rikthyer në pistë. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të bëhet pjesë e Mercedesit, rivales historike të prodhuesit nga Maranelo. Lamtumira e Shumit u konfirmua nga presidenti i "kokëkuqes", Luka di Montexemolo, i cili nuk humbi rastin të "shigjetonte" gjermanin, që vetëm pak muaj më parë kishte thënë se do të qëndronte përjetësisht me skuadrën. "Pas Raikonenit, te Ferrari ndodhej edhe binjaku i gabuar i Shumaher, të cilit iu kthye dëshira për të garuar në moshën 41-vjeçare. Vetëm pak kohë më parë Shumi tha se do ta mbyllte karrierën me ne, edhe pse nuk do të ishte më pilot", tha numri 1 i Ferrarit.