"E ardhmja te Milani, e pasigurt"
Klas-Jan Huntelar rrëfehet për mediat holandeze rreth të ardhmes së tij te Milani. Sulmuesi deklaroi: "E ardhmja ime te Milani është e pasigurt. Kam aq eksperiencë sa ta kuptoj se nëse qëndroj me këtë skuadër, ku luaj pak ose aspak, rrezikoj të mos marr pjesë as në Botërorin 2010. Nuk dëshiroj që një gjë e tillë të ndodhë". Në gjurmët e 26-vjeçarit janë vënë shumë klube angleze, ku më i interesuar duket Mançester Junajtid: Sër Aleks Ferguson e vëzhgon prej kohësh sulmuesin dhe do të ishte i gatshëm ta afronte në "Olld Traford" në formë huazimi. Pengesa është aktivizimi 4-minutësh i Huntelar në Champions, që nuk e lejon të aktivizohet në këtë aktivitet me asnjë skuadër tjetër.