E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure nuk dorëzohet

Yaya Toure ka insistuar se gara për titull në Premierligë nuk ka përfunduar pavarësisht humbjes së Manchester Cityt në derbin e qytetit nga Manchester United të dielën pas së cilës kampioni në fuqi mbetet gjashtë pikë prapa liderit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë realizator i një goli në humbjen 3-2 ka thënë se disfata vetëm do të shtojë përkushtimin te skuadra e Roberto Mancinit.

“Gara për titull nuk ka përfunduar. Ne do të vazhdojmë ti krijojmë probleme Unitedit në ligë dhe në fund të sezonit shpresoj të triumfojmë sërish”, deklaroi Toure për uebfaqen zyrtare të Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›