De Jong përfundon sezonin

Milan ka konfirmuar se Nigel de Jong ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së majtë dhe do të mungojë në vazhdim të këtij sezoni.
Mesfushori holandez u dëmtua në minutën e 22-të të fitores 4-2 në udhëtim te Torino të dielën dhe sipas gjesteve të tij vërehej se bëhej fjalë për një lëndim serioz.
Gjiganti milanez ka konfirmuar se De Jong do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje ti ndihmojë Rossonerëve në vazhdim të këtij sezoni. Ai iu bashkua Milanit gjatë verës nga Manchester City.