E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati, PS akuza PD: Eshtë shkelur Kushtetuta

TIRANË- Partia Socialiste ka akuzuar serish maxhorancën për mbajtjen peng të mandatit të deputetit të saj, pas tërheqjes së ish deputetes Rudina Seseri.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Damian Gjiknuri, ka bërë me dije se pretendimet që ngre maxhoranca janë të pabaza.

Sipas tij në një rast të tillë përgjigjen më të mirë e jep vetë Kushtetuta. Kur refuzohet, mandati i kalon pasardhësit. Kur maxhoranca refuzon emrin pasardhës në listë është shkelur Kushtetuta e demokracia e vendit- ka thënë ai.

Sipas tij, nëse Gjon Bardhi refuzon mandatin, ai automatikisht i kalon kandidatit tjeter në listë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›