E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i PS, replika në Kuvend

Dje gjate seances parlamentare

Kryetarja e Kuvendit premton mbledhjen e Këshillit të Rregullores për zëvendësimin.

Ruçi akuzon Topallin: Po e mbani peng prej 4 muajsh.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar dje në Parlament kryetaren Jozefina Topalli se po mban peng mandatin e ish-deputetes Rudina Seserit për qëllime politike. Gramoz Ruçi, ashtu siç deklaroi dhe për Panorama, kërkoi në Kuvend që zëvendësimi i zonjës Seseri të bëhej menjëherë, pasi prej 4 muajsh mbahet i bllokuar nga kryetarja e Kuvendit. Kreu i Grupit të PS-së propozoi dje që të ndërpritej seanca dhe Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit të mblidhej në ambientet e Parlamentit. Zonja kryetare, ju po mbani peng një mandat dhe një vend vakant të një deputeti të opozitës. Prej 4 muajsh rresht po e bllokoni, pa asnjë arsye, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe me Rregulloren e Kuvendit, e tani vini dhe lexoni nenet e Rregullores. Na jepni një përgjigje, theksoi Ruçi. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se mbledhja e Këshillit të Rregullores është thirrur disa herë, por deputetët kanë qenë të zënë në komisione me projektligjet e rëndësishme që kërkonin shumicë të cilësuar, si Kodi Penal apo Gjykata Administrative. Duke folur për mandatin e deputetes Seseri, Topalli deklaroi se në karrierën e saj nuk kishte hasur ndonjëherë një fenomen të tillë, që deputetja të votonte vetëm njëherë në gjashtë muaj, në mënyrë që të mos i digjej mandati. Gjatë karrierës sime politike 17-vjeçare, ky është rasti më unik në të cilin një deputet nuk vjen fare në Parlament për dy vite rresht dhe paraqitet në seancë vetëm për të votuar kur i përfundon 6-mujori, nga frika se i zhduket mandati, pohoi Topalli. Por, kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e nënkryetarit të Grupit të PS-së, Erjon Braçe, i cili deklaroi dje që rasti i zonjës Seseri nuk ishte i vetmi në Parlament, për paraqitjen një herë në 6 muaj. Një votim i tillë është kryer në vitin 2007 nga ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili paraqitej në Parlament vetëm për të votuar kur rrezikohej mandati, pra sipas Rregullores, një herë në gjashtë muaj. Edhe pse nuk përmendi emra, deputeti i PS-së, Braçe, tha dje: E ke parë, e ke parë dhe herë të tjera ti. E ke shok atë. Kësaj deklarate kryeparlamentarja iu përgjigj duke thënë se edhe në këtë rast përfaqësuesi që votonte në Kuvend vetëm në rastet e djegies së mandatit ishte deputet i PS-së. Edhe zonja Topalli u tregua diskrete, duke mos përmendur emra, teksa tha: Dakord, prapë qenka i juaji. Nuk ua prish fare. Tani e mora vesh për kë e keni.

Debatet ne Kuvend
Gramoz Ruçi: Zonja kryetare, ju po mbani peng një mandat dhe një vend vakant të një deputeti të opozitës. Prej 4 muajsh rresht po e bllokoni, pa asnjë arsye, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe me Rregulloren e Kuvendit, e tani vini dhe lexoni nenet e Rregullores, se kur është për projektligj, apo kur është për emërim në institucione. Ju lutëm shumë, e para e punës na jepni përgjigje për mandatin që mbahet peng ndaj opozitës. Dhe kandidaturat e Autoriteti të Konkurrencës të kalojnë në seancën tjetër, që edhe opozita të ketë kohën e vet.
Jozefina Topalli: Për sa i përket tërheqjes së zonjës Seseri, nuk kam pse të bëj unë koment, gjithsesi me gjithë vetëdijen time dhe karrierës time politike 17-vjeçare, ai është rasti më unik, në të cilin një deputet nuk vjen fare në Parlament për dy vite rresht. Dhe paraqitet në seancë vetëm për të votuar kur i përfundon 6-mujori, nga frika se i zhduket mandati.
Erjon Braçe: E ke parë, e ke parë dhe herë të tjera ti. E ke shok atë…
Jozefina Topalli: Nuk kam parë askënd tjetër që dy vite rresht të mos vijë në Kuvend dhe të vijë me votu vetëm në fund të 6-mujorit.
Dakord, prapë qenka i juaji. Nuk ua prish fare. Tani e mora vesh për kë e keni.(Fatos Nano)
Zoti Ruçi, që të jemi të ndershëm me njërin-tjetrin, unë e kam thirrur Këshillin e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën që kishte ardhur nga KQZ-ja, por e vërteta është se në atë mbledhje kanë munguar anëtarët e maxhorancës dhe të opozitës, për shkak se ata ishin të impenjuar me një proces shumë të rëndësishëm që kishte të bënte me projektligje të rëndësishme, të cilat mbarteshin prej vitesh dhe tani që janë në shpinën e këtyre komisioneve përfunduan në një afat shumë të shkurtër. E vërteta është kjo. Këshilli i Rregullores është këtu, keni ardhur ju (Gramoz Ruçit), ka ardhur ai zotëria (Damian Gjiknuri) dhe mungonin deputetë që të arrihej kuorumi, sepse ishin në komisione. Deputetë po bënin një punë shumë të mirë dhe duhet të ishin prezentë. Caktoni datën dhe orën, që të mos më dështojë prapë mbledhja.
Erjon Braçe: Pse nuk e mbledh sot Këshillin e Rregullores?
Astrit Pazoti: Propozimi im është që Këshilli i Mandateve të mblidhet ditën e hënë, në orën 12:00.
Gramoz Ruçi: Zonja Kryetare, me që zutë në gojë ndershmërinë. Ju nuk jeni e ndershme me ato që thoni. Është e vërtetë që keni lënë një mbledhje të Këshillit të Mandateve, dhe përfaqësuesit e opozitës kanë qenë aty, ndërsa përfaqësuesit e maxhorancës nuk kanë qenë prezentë.
Jozefina Topalli: Nuk është e vërtetë, vetëm ti dhe zotëria keni qenë në mbledhje!
Gramoz Ruçi: Absolutisht kam qenë unë dhe zoti Gjiknuri.
Jozefina Topalli: Po këshilli ka 10 vetë, more zoti Ruçi.
Gramoz Ruçi: Disa herë zonja Topalli ke caktuar ditën e hënë dhe asnjëherë nuk e ke mbledhur Këshillin. Pra, po përdorini të njëjtën taktikë edhe këtu në seancë. Unë propozoj që të ndërpritet seanca dhe të mblidhet tani Këshilli i Mandateve të Rregullores.
Jozefina Topalli: Të dëgjova, faleminderit shumë. Këshillin e thërret kryetarja e Kuvendit, e kam thirr Këshillin, unë deputetët me forcë nuk i marr. Sot unë ju ftoj për të disatën herë që të vini.
Erjon Braçe: Po thirre moj sot. Pse nuk e thërret sot?
Jozefina Topalli: Sepse kryetare jam unë dhe jo ti… Lexoni sot në CNN çfarë i bën drejtuesi i Kongresit deputetëve kur shkelin etikën.

Dorëheqja
Ishdeputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri, dha dorëheqjen nga Grupi i PS-së në dhjetor të vitit 2011. Seseri që kishte fituar një mandat në qarkun e Durrësit, me një letër në adresë të kryetarit të PS-së, kryetares së Kuvendit dhe kreut të Grupit,  informoi për arsyet e dorëheqjes, që kishin të bënin me impenjimet në karrierën e saj si ekonomiste në Amerikë.

Konkurrenca
Parlamenti ka shtyrë për javën e ardhshme miratimin e dy kandidaturave të propozuara nga maxhoranca për postin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës. Kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkoi që kandidatura e ish-zv.ministres Iva Zajmi dhe ajo e Brilanta Bushatit të kalojnë në votim në mbledhjen e javës tjetër, pasi opozita kërkoi kohë në dispozicion për miratimin e dy kandidaturave. Ruçi akuzoi se PD-ja po merr dy poste që i takojnë opozitës në Autoritetin e Konkurrencës, duke prishur në këtë mënyrë një marrëveshje dypalëshe.

Zëvendësimi
Pas debateve në Kuvend, Gru

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›