Mandati i PS-se situata e paqarte
Dorëheqja e Rudina Seserit nga mandati i deputetit, sipas mazhorancës ka shkaktuar një situatë të paprecedentë, për shkak se pasuesi i saj në listë të cilit KQZ, sipas kodit zgjedhor i ka dhënë mandatin e deputetit, është aktualisht kryetar bashkie dhe nuk pranon të bëhet deputet. Kjo ka sjellë një situatë papajtueshmërie, të cilën mazhoranca thotë se nuk mund ta zgjidhë Kuvendi. Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u përfshi nga debate të gjata mbrëmjen e së hënës dhe siç konstatohet në procesverbalin e publikuar të mbledhjes, Gramoz Ruçi e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Ka kërkuar kthimin e tij mbrapsht në mënyrë që mandati t'i kalojë Edison Konomit, i cili ndodhet në listë pas Gjon Bardhit
“Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën. Atij (Gjon Bardhit) nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Ai nuk është deputet. Ai nuk ka mandat. Përpara se t'i japësh mandatin, ai të thotë se nuk e pranon atë. KQZ-së t'i ktheni vendimin, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën”-deklaroi Ruçi
Përkundrejt këtij qëndrimi, anëtari demokrat i Këshillit të Mandateve, kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali, vlerësoi se vendimi i KQZ-së nuk është i paligjshëm dhe socialistët e kanë pranuar faktin deri sa nuk janë ankuar në Kolegjin Zgjedhor, për paligjshmërinë e tij.
“Vendimi i KQZ-së nuk është është i paligjshëm. Për sa kohë që PS-ja nuk e ka ankimuar brenda një muaji do të thotë se është i ligjshëm dhe është në fuqi. Ne nuk mund ta kontestojmë dot vendimin me këtë rrugë që thotë zoti Ruçi. Në këtë diskutim unë vërej dy qëndrime, të cilat po i quaj konkurruese me njëri-tjetrin. Njëri qëndrim thotë, po marr lejen ta perifrazoj: "Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është absolutisht i pavlefshëm", që është i zotit Ruçi, dhe i dyti thotë që mandati është i pavlefshëm. Pra janë dy qëndrime, jo tri dhe çdo diskutim tjetër veç do të na harxhojë kohën. Unë dua të shtroj këtu pyetjen: cila është rruga ligjore për njërën alternativë dhe cila për tjetrën?”- tha Rusmali
Deputeti Kastriot Islami solli një tjetër këndvështrim në diskutim, kur foli për një situatë të paqartë, pasi në kohën kur Bardhi garoi dhe u zgjodh kryetar bashkie në të njëjtën kohë ishte dhe kandidat potencial për deputet.
“Kjo situatë është e paqartë, për mendimin tim, sepse, në momentin që zoti Gjoni ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë dhe komunës ka qenë njëkohësisht dhe potencialisht kandidat për deputet, për të cilin nuk ka asnjë lloj mënyre për ta hequr nga lista. Atëherë, në këtë situatë, vendimi që ka marrë KQZ-ja është për mua i paqartë, ndaj kërkon një lloj interpretimi. Pra, unë nuk mund të them, nëse vendimi i dytë është i ligjshëm apo i paligjshëm, është kushtetues apo antikushtetues, apo nëse mandati i tij i vlefshëm apo i pavlefshëm”- shpreh Islami
Këto debate të zbardhura në procesverbalin e Kuvendit do të paraqiten në raportin për mbledhjen e këshillit të mandateve, në mënyrë që vendimi se si do të procedohet më tej me mandatin e Partisë Socialiste të merret në seancë