E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Opozita do te mbeshtese projektligjin e qeverise per zhvillimin rural

Opozita do të mbështesë projektligjin e propozuar nga qeveria për zhvillimin rural. Ky është premtimi i kryesocialistit Edi Rama, në mbledhjen e përjavshme me deputetët. Rama tha se ligjvënësit socialistë do të japë kontributin e tyre për përmirësimin e kësaj nisme ligjore.
Një tjetër projektligj, që sipas Ramës bashkon opozitën me qeverinë është edhe ai që mundëson lëvrimin e fondeve për ndërtimin e një shkolle në Preshevë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryesocialisti Rama nuk ngurroi të lëshonte edhe një batutë në adresë të deputetit Erjon Braçe: “I Urojmë ditëlindjen Braçes që iu bashkua grupit të të dyzetave”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›