E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesit e APKiE-se nisin takimet per reformat ne Shqiperi

Dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës nisën axhendën e takimeve në Tiranë. Gjatë paradites, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco takuan delegacionin shqiptar në KiE, ku u njohën me situatën politike në vend. Në vijim të axhendës së paradites ata u takuan edhe me anetërët e Komisionit ët reformjës, parlamentare, të reformës zgjedhore dhe komisionin për veprimtarine e insitucioneve para gjate dhe pas ngjarjeve të 21 janarit. Orët e padites takimet do të jenë me Komisionin Qëndror të zgjedhjeve dhe kryetarin e opozitës Edi Rama si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Me krerët e shtetit dhe të politikës, dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë raporteret takohen nesër. Pas takimit me kryeministrin Berisha ata do të japin dhe një konferencë për median
Sic konstatohet nga axhenda, misioni fakt-mbledhës do të fokusohet kryesisht në reformat parlamentare dhe zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, procesin për zgjedhjen e presidentit të ri dhe hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›