E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i deputetëve ka filluar

Konstitucionalisja Aurela Anastasi sqaroi në një prononcim për "Shqip" se deputetët e Partisë Socialiste e kanë filluar mandatin e tyre, ndonëse nuk shkojnë në Parlament. "Duhet të bëjmë të qartë ndarjen mes konceptit fillim mandati dhe ushtrim mandati", tha Anastasi. Sipas saj, mandati ka filluar kur është bërë certifikimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa ushtrimi i mandatit fillon kur bëhet betimi në Parlament. Vlerësimin në lidhje me mandatet, Anastasi thotë se duhet ta bëjë Parlamenti dhe më pas vepron Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›