E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit e tyre

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, në afërsi të fabrikës së pasurimit të kromit, rreth 1 km larg qytetit të Bulqizës. Gjatë përplasjes së automjeteve janë plagosur drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar për në Spitalin e Bulqizës, ku pas mjekimit të marrë nuk kanë pasur probleme serioze me jetën. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur dy automjetet, një i markës "Wolksvagenin" me targa angleze dhe një "Benz" me targa DI4665A, pasi kaluan vendin e quajtur Qafa e Buallit, drejt Bulqizës, në përpjekje për të parakaluar njëri-tjetrin janë përplasur, dhe si pasojë janë plagosur në gjendje të lehtë dy drejtuesit e tyre. Burime nga policia saktësojnë se makina tip "Benz", e drejtuar nga personi me inicialet Gj.Ç., nga qyteti i Peshkopisë, gjatë parakalimit ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin anësor të rrugës, gjë që ka çuar në përmbysje të tij, duke bllokuar rrugën dhe pastaj përplasjen e tij me "Wolksvagenin" me targa angleze me drejtues V.K., nga Bulqiza, i sapokthyer nga Anglia me pushime. Mësohet se drejtuesi i mjetit "Benz", me inicialet Gj.Ç., do të procedohet për veprën "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›