E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mandatin tjetër ulim varfërinë, rrisim investimet”

Kryetarja e Kuvendit takohet me qindra gra  e vajza të qytetit të Lushnjes

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadër të turit “Gratë për fitoren” është takuar ditën e djeshme me qindra gra e vajza të qytetit të Lushnjes, ku dhe u premtoi atyre se gjatë mandatit të ardhshëm mazhoranca do të përgjysmojë varfërinë dhe dyfishojë investimet. Nga ana e tyre,  gratë e qytetit të Lushnjes vlerësuan mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit jep në mbrojtje të të drejtave të grave, pjesëmarrjes së tyre në politikë e vendimmarrje dhe kujdesit shëndetësor.
Duke vlerësuar rolin e gruas, Kryetarja e Kuvendit tha se nënat, gratë dhe vajzat e Lushnjes, sikurse të gjitha gratë në Shqipëri janë mbështetëse të reformave, aleate të programit Shqipëria po ndryshon.
Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se “Në mandatin e ardhshëm  bashkë ne do të vazhdojmë të përgjysmojmë varfërinë edhe në zonat malore, ashtu siç kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim  investimet”.
Ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, dhe në mënyrë të barabartë me burrat. Çdo familje të ketë shpresën e një familje të fortë e stable”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›