E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’kemi SHIK në Polici

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 20:16

Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, në konferencën e tij 40 minuteshe para mediave nuk ka mundur tu ikë pyetjeve rreth akuzave të kreut të Prishtinës Isa Mustafa se brenda policisë ka struktura të SHIKU-t. Ai pasi prezantoi punën në 6 mujorin e parë të këtij viti, u përgjigje edhe në interesimin e gazetarëve rreth deklaratave të Mustafës.

Maliqi më këtë rast potencoi se gjithë njerëzit në polici kanë ardhur nga struktura të ndryshme, duke mos përjashtuar SHIKU-n, por sipas tij kjo organizatë e ka bërë të qartë se nuk ekziston më.

“Të gjithë ne vijmë nga strukturat e ndryshme në kuadër të Policisë së Kosovës. Nuk është pengesë nëse në të kaluarën i ka taku struktrës së tillë, mirëpo është thënë publikisht se pas shpalljes së pavarësisë SHIK-u, ka ndërpre çdo aktivitet të vetin dhe tani unë besoj se SHIK nuk ka më në institucione duke përfshirë edhe policinë”, ka thënë Maliqi. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›