E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestimi “Java e bibliotekës në Kosovë 2009”

21/04/2009  Një ngjarje tjetër e rëndësisë së veçantë javën e fundit në Kosovë ishte bashkëpunimi ndërmjet BKUK-së (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës) dhe ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Në kuadër të manifestimit “Java e bibliotekës në Kosovë 2009” ka mbretëruar interesim i jashtëzakonshëm për filmin dokumentar 45-minutësh “Biografia e Obamas”, film ky që ka trajtuar jetën dhe veprimtarinë e Presidentit Obama që nga ditët e para të jetës tij deri te periudha para se të bëhej president i SHBA-ve. Pas prezantimit të këtij filmi dokumentar nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, BKUK-së i janë dhuruar disa ekzemplarë të librit të Barak Obamas “Guximi për të shpresuar”, i përkthyer në gjuhën shqipe, të cilin kohë më parë e kishte edituar shtëpia botuese “Dudaj” nga Tirana. Ndërkaq pas prezantimit të këtij filmi dhe vazhdimit të manifestimit, konkretisht në ditën e dytë të tij, interesimi për “Javën e bibliotekës në Kosovë 2009” është zbehur dukshëm. Gjatë ditës së dytë është mbajtur një ligjëratë nga eksperti amerikan për zhvillimin e bibliotekave Keneth Oberembt, si dhe është hapur ekspozita “Periodiku shqiptar 1945-2008”, ku janë prezantuar gazeta dhe revista shqiptare që janë edituar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni si dhe jashtë trojeve shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›