Rama prokurorëve: Gërdecin nuk duhet ta zërë pluhuri
21/04/2009 Kryeprokurorja u tërheq vëmendjen vartësve për 6 procedimet e dosjes
Kërkohet që hetimi të shtrihet në Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama duket se nuk do të heqë dorë, lidhur me hetimin e plotë të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec si dhe me prapaskenat e bëra para shpërthimit të saj nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Nisur nga vendosmëria e saj, por edhe duke marrë shkas nga veçimi i akteve hetimore të 6 procedimeve të reja që u regjistruan fill pas dërgimit në Gjykatën e Lartë të 29 të pandehurve, numri një i akuzës shqiptare ka kryer javën që kaloi një mbledhje me specialistët e grupit hetimor të dosjes “Gërdeci”. Për gati 2 orë, veç falënderimit për punën e kryer gjatë vitit 2008-2009, Kryeprokurorja Rama u ka tërhequr vëmendje anëtarëve të grupit hetimor për intensifikimin e veprimeve hetimore në gjashtë procedimet e reja. Mësohet se Rama ka kërkuar shtrirjen e procesit hetimor deri tek personat e njohur të jetës publike, të cilët dyshohen se gjatë qëndrimit në postet kyçe të ministrisë dhe shtabit ushtarak, kanë abuzuar me detyrën duke kryer një sërë veprimesh kriminale. Gjithashtu Kryeprokurorja u ku bërë me dije prokurorëve dhe hetuesve, se këto procedime nuk duhet të kenë fatin e dosjeve pa autor që janë mbuluar nga pluhuri, por ato duhet të hetohen në çdo detaj të dyshimtë, në mënyrë që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë. Këto procedime bëjnë fjalë lidhur me dyshimet që prokurorët kanë ngritur mbi trafikun e armëve nga Shqipëria në Afganistan dhe më tej, lidhur me veprimtarinë e një grup personave që vepronin në punishten e Gërdecit që njihen ndryshe me nofkën “Grupi Hije”, lidhur me aferat korruptive të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, lidhur me trafikimin e 1000 predhave të prodhimit malazez që ndodheshin në depon ushtarake të fshatit Memaj, lidhur me përcaktimin e çmimit të fishekëve nga ana e zyrtarëve të MEICO-s, si dhe lidhur me rolin e ushtarakeve të niveleve të dyta të ushtrisë shqiptare.