Kompensimi, në pritje 653 ish-pronarë
21/04/2009 Vlera me të cilën do të kompensohet sipas llogarive të ALUIZNI-t është 2,7 miliardë lekë
Krijohet fond i veçantë financiar për dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm
Lista për shpërblimin financiar të pronarë të ligjshëm e miratuar nga Këshilli i Ministrave numëron 653 persona. Për këtë kategori është llogaritur se do të duhet një fond prej rreth 2,7 miliardë lekësh. Paratë do të dalin nga pagesat që pronarët e rinj të banesave informale do të bëjnë për llogari të njësive vendore ku është bërë ndërtimi i paligjshëm, në proces legalizimi. Vlera që ata paguajnë për objektin që kanë ndërtuar është rreth 10-fish më pak se sa çmimi aktual i tregut. Në këtë mënyrë krijohet një fond financiar për dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm.
Fondi
Deri më tani janë miratuar emrat e pronarëve që do të përfitojnë. Tre prej listave kanë kaluar edhe në Këshillin e Ministrave. Procesi ka nisur prej nëntorit të vitit të kaluar. Lista e fundit është miratuar më 19 shkurt të këtij viti, ndërsa është në proces lista me emrat e 104 pronarëve të tjerë. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve konfirmojnë se në procesin e kompensimit financiar do të përfshihet një total prej 170 183.85 metra katrorë. Sipërfaqja për listën prej 104 emrash, e cila do të dëmshpërblehet është 18 049.48 metra katrorë. Vetëm një e treta e ndërtimeve informale në të gjithë vendin është bërë në tokë të pronarëve të ligjshëm. Pjesa tjetër është bërë në tokë shtetërore. Por ky fond i krijuar është i ndryshëm nga ai që Qeveria ka vënë në dispozicion të ish-pronarëve, të cilët janë pjesë e skemës së dëmshpërblimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas ligjit të legalizimeve, 80 për qind e këtij fondi do të shkojë për dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm, ndërsa 20 për qind e fondit është parashikuar që të përdoret për të financuar studimet dhe planet urbanistike të këtyre zonave informale. Agjencia ka arritur të grumbullojë një fond prej 600 milionë lekësh, që janë detyrime të shlyera nga qytetarët e përfshirë në proces.
Hipotekimi
ALUIZNI është i detyruar me ligj që të çojë dosjet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të krijuar dosjen përkatëse të pasurisë së re që regjistrohet. Brenda dy javësh ZRPP-ja duhet të kthejë përgjigje zyrtarisht. Nëse ka probleme ose pasaktësi ZRPP-ja nuk i drejtohet qytetarit, por ALUIZNI-t. Aktualisht ALUIZNI ka rreth 4 504 objekte të gatshme për t’u pajisur me leje legalizimi. Sipas të dhënave zyrtare janë 12 297 objekte informale në proces plotësimi të dokumentacionit teknik ligjor dhe financiar për t’u pajisur me leje legalizimi. Po kështu, 6 674 shtesa informale në objekte të ngritura përpara vitit 1993 për 80 për qind të të cilave është kryer identifikimi në terren është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë shlyer prej qytetarëve detyrimet financiare. Në total, sipas të dhënave, janë 10 mijë pasuri informale të identifikuara në zonat turistike, zonat me studime urbanistike zonat e mbrojtura me akte ligjore dhe nënligjore. Administrata e ALUIZN-it ka përgatitur 70 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërtimeve informale me dokumentacion. Mbetet vullneti i qytetarëve në shlyerjen e detyrimeve financiare.
Kompensimi i ish-pronarëve
Ish-pronarët që nuk përfituan nga kompensimi financiar i vitit 2008 do të aplikojnë vetëm me një kërkesë të thjeshtë pranë zyrave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Tashmë është bërë gati projektvendimi për këtë çështje me propozimin e AKKP-së dhe pritet marrja e vendimit nga qeveria. Paraprakisht, bëhet e ditur se fondi që Qeveria ka kaluar në dispozicion të AKKP-së, për vitin 2009 prej 600 milionë lekësh të reja do të përfshijë ata persona që mbetën pa u shpërblyer.
Aplikimi i hapur Pasi të jenë miratuar procedurat nga Këshilli i Ministrave, për kompensimin financiar të këtij viti, sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pritet që të përfshihen në proces rreth 600 personat që nuk u shpallën fitues vitin e kaluar. Por natyrisht, sipas burimeve, procesi i aplikimit do të jetë i hapur edhe për të gjithë ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e procesit të aplikimit për kompensim financiar që ka nisur të kryhet vetëm gjatë tre-katër viteve të fundit.