E Shtunë, 31 Tetor 2026

KH, Hand: Jo demonstrata të tjera në rrugë

 Duke komentuar për gjendjen e tensionuar në vend, ai tha se opozita po përpiqet të minojë legjitimitetin e qeverisë dhe nuk është e qartë se si duan ta arrijnë ata këtë. Hand ka qenë disa herë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet.

 “Mendoj se është e qartë ajo që kërkojnë ata. Ata duan të minojnë legjitimitetin e qeverisë së tanishme të Shqipërisë. Ajo që është më pak e qartë është se si duan ta arrijnë këtë. Ata nuk janë përpjekur ta arrijnë këtë përmes proceseve politike normale por bojkotuan parlamentin dhe tani me demonstratat në rrugë e të tjera, çka nuk duket se po e ndihmon situatën. Në fakt, me sa di, Partia Socialiste ka në plan të bëjë një demonstratë tjetër. Mendoj se gjëja më e përgjegjshme dhe më e shëndetshme që duhet të bëjë opozita është të mos organizojë demonstrata të tjera në rrugë, sepse tani për tani gjendja është tepër konfrontuese”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Hand shtoi se “do të ishte një shenjë e mirë nga ana e tyre nëse ata tërhiqen, ta anulojnë demonstratën dhe të gjejnë mënyra që të rivendoset dialogu politik normal, pra një dialog më i civilizuar dhe më dinjitoz, siç janë shprehur edhe shefat e mi në Komisionin amerikan të Helsinkit. Nëse e bëjnë këtë, na mbetet të shikojmë nëqoftëse koalicioni në fuqi do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë”./Start/

                                                                                             2011-01-28 10:25
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›