SHBA deklaratë në OSBE: Të shqetësuar për Shqipërinë
Në dokument shprehet shqetësimi për situatën në Shqipëri pas dhunës së shfaqur në demonstratën e së premtes së shkuar.
“Shprehim keqardhje për demonstratën e të premtes së fundit në Tiranë e cila nuk ishte paqësore dhe se thirrjet e hershme për qetësi nuk u dëgjuan. Jemi të pikëlluar për humbjen e jetës së tre demonstruesve si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Mbetemi të shqetësuar nga akuzat e ashpra dhe që palët ngarkojnë me përgjegjësi njëra tjetrën pas manifestimit”, shkruan diplomati amerikan.
Sipas tij, përdorimi i retorikës provokuese e dëmton popullin shqiptar. Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje udhëheqësve politik në vend që të angazhohen për të dialog për të shmangur kështu gjakderdhjen. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë palëve, dhe liderëve të tyre të angazhohen në një dialog për të menaxhuar dallimet politike dhe të shmangin gjakderdhjen dhe vuajtjet”, shkruan ai.
“Ne i bëjmë thirrje krerëve të partive të vendosin mënjanë agjendat e tyre politike dhe të punojnë së bashku për një Shqipëri më të mirë. Inkurajojmë fillimin e menjëhershëm të një dialogu substancial dhe konstruktiv mes partive me qëllim parandalimin e humbjeve të jetëve të tjera dhe rritjen e destabilizimit politik”, vijon deklarata. /Start/
2011-01-28 11:57