Manjani: Qeveria dështoi me çështjen e pronësisë
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Ligjeve dhe Administratës në PS, Ylli Manjani, deklaroi dje se qeveria shqiptare dështoi në realizimin e premtimit për të zgjidhur çështjen e pronësisë.
Madje, sipas selisë rozë, Berisha, jo vetëm nuk e zgjidhi çështjen, por thelloi problemet që lidhen me të. "Sot, çështja e pronave është gjithnjë e më e pazgjidhur sesa katër vite më parë dhe me kosto të shtuara që qeveria ia faturon padrejtësisht shumicës së shqiptarëve", deklaroi Manjani. Sipas tij, pronarët dhe sipërmarrësit shqiptarë sot janë më të pasigurt sesa katër vite më parë në investimet e tyre, për shkak të çështjes së pronës. Manjani garantoi se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës do t‘i takojë qeverisjes së saj të pas zgjedhjeve.