E Diel, 1 Nëntor 2026

Minarolli: Po ndjekim situatën dhe presim masa

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli, i konsideroi deklaratat raciste të disa ushtarëve të forcave të armatosura greke si një akt të turpshëm dhe skandaloz. Në një prononcim për mediat, Minarolli theksoi se pas aktit të ndodhur përgjatë një parade ushtarake, priten edhe masa të menjëhershme nga ana e qeverisë greke ndaj autorëve të fyerjeve raciste. “Mund të them që reagimi i qeverisë dhe i mediave greke ishte i menjëhershëm. Unë kontaktova me Ministrinë e Jashtme greke dhe ata më thanë se do të merren masat për të analizuar çështjen. Ne jemi të bindur se këto masa do të merren shumë shpejt”, theksoi ambasadori i Shqipërisë në shtetin helen. Sipas Vili Minarollit, ambasada shqiptare në Greqi po ndjek nga afër situatën dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe me masat që do të ndërmerren ndaj autorëve.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›