BSH: Tregtia dominon portofolin e kredisë
23/01/2009 Deri në shtator 2008
Kredia bankare ndaj sektorit privat është në nivele të kënaqshme. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për biznese ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të kredisë bankare me 66 për qind. Në shtator 2008, portofoli i kredisë dominohej nga kreditimi i sektorit të tregtisë, gati 25 për qind, ndërtimit afërsisht 15 për qind dhe industrisë me mbi 15 për qind. Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i këtij portofoli gjykohet të ketë ndikuar pozitivisht në rritjen e aktivitetit ekonomik për sektorët kryesorë. Kredia për sipërmarrjet e vogla e të mesme në nëntor 2008, sipas të dhënave të BSH-së, paraqitej rreth 60 për qind më e lartë se fundi i vitit 2006. Gjithsesi, kjo mbështetje duhet të rritet më tej. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se për të ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit, në përputhje me aspiratat e tij evropiane, sistemi bankar duhet të vazhdojë rrugën e nisur drejt përsosjes së shërbimit ndaj klientelës, shtimit të komunikimit dhe të edukimit të publikut.