OST: Kufizime në Tiranë e Fushë-Krujë, po punohet në rrjet
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëjnë të ditur se janë të detyruar të kryejnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit dhe në Fushë-Krujë, si pasojë e investimeve që po realizon OST sh.a. në nënstacionin 220 kv. Operatori i Sistemit të Transmetimit thekson se në datën 24-01-2009 do të punohet në linjën Tiranë-Fushë Krujë nga ora 11:00-14:00 dhe qyteti i Fushë-Krujës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në datën 25-01-2009 do të punohet në linjën Tiranë-Qendër, nga ora 09:00-12:00 do të ndërpritet energjia elektrike në zonat: Bulevardi Zogu I, Bulevardi “Zhan D’ark”, Rr. Durrësit, Rr. Kavajës, Rr. Myslym Shyri, zona përreth sheshit “Avni Rustemi”, Shallvareve, Selvisë, si dhe zona përreth Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në datën 26-01-2009 do të punohet në linjën Tiranë-Uzina e Traktorëve, nga ora 08:00-11:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën “Ali Demi”, Rr. e Elbasanit, Rr. Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shëndetësisë, Myslym Shyri dhe Farkë. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe OSSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, konsumatorëve industrialë dhe biznesit, për shqetësimet që mund të krijohen gjatë punimeve në datat e mësipërme.