E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Nano të rimarrë PS, partia në rrezik



Partia Socialiste duhet të drejtohet nga ish kreu i saj Fatos Nano. Kjo ka qenë deklarata që bëri anëtari i asamblesë kombëtare të PS-së Ylli Manjani, i cili ka braktisur mbledhjen pas fjalës së Edi Ramës. “Mbledhja e sotme u duk si një konferencë për shtyp e kryetarit të partisë. Realisht PS sot nuk ekziston, ajo është në kaos politik dhe organizativ dhe është në limitet e fundit të saj, të ekzistencës së saj sepse po shkon drejt shuarjes. Unë mendoj se në këtë pikë është koha që të ketë investime dhe kontribute të çmuara në jetën e PS-së, si p.sh. zoti Nano, duhet të rivihet në lojë. është koha që zoti Nano të rimarrë drejtimin e PS për ta kthyer këtë parti në jetën institucionale dhe është koha që PS dhe zoti Nano si politikan i vjetër në Shqipëri të mbyllë ciklin e tranzicionit, të cilin zoti Rama po e mban peng dhe po e zgjat pafundësisht”, u shpreh Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›