Manjani: PS në Kuvend, Rama të ngrihet mbi interesat personale
Dialogu politik që po prodhon tryeza e Presidentit sipas juristit Ylli Manjani është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit pavarësisht rezultateve që do të vijnë prej saj. Duke theksuar se kushti i vendosur nga Rama për hapjen e kutive është një tekë politike e kryesocialistit, anëtari i Asamblesë socialiste, Manjani shprehet se ky i fundit, ka rastin e tij të artë për të treguar se di të ngrihet mbi interesat personale për interesin kombëtar. Manjani shprehet i bindur se grupi parlamentar socialist do të jetë në Kuvend, pavarësisht qëndrimit të dyzuar dhe paqartësisë politike që po tregon kryesocialisti Rama me aksionet e ndërmarra pas humbjes në zgjedhje. Manjani është një nga oponentët e kryetarit Rama, i cili i kërkoi atij që të njohë humbjen e zgjedhjeve dhe bërjen e një analize të saj.