Milo: PD-PS tryeza të njëanshme
Kryetari i PSD-së është shprehur se tryezat mes dy partive të mëdha kanë qenë jo transparente dhe me zgjidhje të njëanshme. “Nuk është fjala për xhelozi dhe as për protagonizëm të sforcuar siç mund t’i shkojë në mend ndonjërit, por një nevojë dhe garanci për marrëveshje dhe kompromise të ndershme dhe gjithëpërfshirëse politike pjesëmarrja në tavolinën e së shtunës dhe të faktorëve të tjerë politikë të maxhorancës dhe opozitës. Koha e samiteve politike dyshe ose negociatat jo transparente të partive të mëdha të së kaluarës kanë treguar se marrëveshjet që ato kanë prodhuar kanë qenë të përkohshme, të njëanshme, madje të dëmshme”, u shpreh Milo.