Neurologu Koçi në komë, mjekët në protestë
Tri ditë pas plagosjes së neurologut Kosta Koci, kolegët e tij në spitalin rajonal të Vlorës janë shprehur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur në orët e para të mëngjesit. Sipas mjekëve që kanë duke e mbikëqyrur, Koçi ka rënë në komë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pas kësaj ai është dërguar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar. Kreu i spitalit rajonal të Vlorës është shprehur pesimist për jetën e neurologut 64-vjeçar.
Protesta e bluzave të bardha
Ashtu si dhe ishte paralajmëruar, bluzat e bardha protestuan para godinës së spitalit rajonal të Vlorës me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe insitucioneve me qëllim që të bëjnë të mundur që bluzat e bardha të punojnë të qeta në profesionin e tyre. Të gjithë mjekët dhe infermieret kanë dalë përpara spitalit në shenjë proteste duke marrë shkas nga ngjarja e tri ditëve më parë ku mbeti iplagosur kolegu i tyre nga një personende i paidentifikaur nga policia. Mjekët kanë kërkuar që policia të identifikojë autorin e krimit, duke u shprehur se drejtësia shqiptare është mjaft e butë me këtë kategori kriminelësh.