E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani; Shorti që caktoi Fatmira Hajdarin për Bashën, i manipuluar

Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Ylli Manjani, tha dje se mazhoranca nuk po tregon asnjë vullnet për të bërë reformën në drejtësi, ndërsa opinioni publik shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë marrin përditë prova të reja të deformimit të marrëdhënieve mes qeverisë e drejtësisë. Referuar seancës gjyqësore ndaj çështjes së ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, Manjani tha se shorti që është hedhur dhe që caktoi Fatmira Hajdarin si gjykatëse është i manipuluar. Në bazë të nenit 278/2 të Kodit të Procedurës Penale, Manjani arsyetoi se të gjitha veprimet hetimore dhe vlefshmërinë e tyre e shqyrton i njëjti gjyqtar, pra në rastin konkret, gjyqtari i cili gjykoi tre jave më parë kërkesën për pezullimin e afateve lidhur me hetimin e dosjes penale të Lulzim Bashës duhet të shqyrtonte edhe kërkesën e Lulzim Bashës. Ndaj, Manjani në emër të PS-së bëri thirrje që qeveria të mos ndikojë tek drejtësia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›