Ndryshimi i orës, i Kushtetutës dhe... i stacionit të autobusit
Këtë javë Shqipërinë e vizitoi Kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Vizita e cilësuar si e rëndësishme edhe nga media ndërkombëtare u shoqërua me marrëveshje të rëndësishme ekonomike me vlerë rreth 2,5 miliardë euro. Komenti juaj për këtë zhvillim kryesor politik e ekonomik të javës?
Jam “italianofil” qysh nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Sa më shumë italianë në Shqipëri, aq më mirë, turistë, futbollistë, artistë, afaristë, politikanë, politikanë - afaristë, afaristë – politikanë, femra, meshkuj, të bukur, të zakonshëm, sido që të jenë, popull punëtor. Kurse problemet e marrëdhënieve midis vendit tonë dhe fqinjëve evropianë lidhur me energjinë, janë të ndërlikuara. E njoh shumë mirë këtë dosje kur shoh se çfarë përpjekjesh bën Bashkimi Evropian për të ulur ndotjet nga gazrat, karburantet apo nga mbetjet radioaktive në territorin e vendeve të tij. Por, duke qenë për një mjedis sa më të pastër, unë megjithatë nuk jam ekologjist, asfare, nuk i bashkohem asnjë peticioni qoftë edhe të dejtë, por të bazuar te ideologjia ekologjiste dhe nuk aspiroj aspak për një natyrë të virgjër, të shkretë, sepse mendoj që sot na kërkohet të vendosim një ekuilibër investimesh dhe strategjish zhvillimi. Ka ca që ngrihen tani edhe kundër eolianëve, pra mullinjve të erës. Duhet të dalin e të shohin këta njerëz se çfarë bëhet nëpër zonat rurale e malore evropiane. Të mos rrinë pranë zjarrit, a mbyllur nëpër hotele metropolesh, kur dalin jashtë shtetit. Futja e vendit në qarkullimin e energjive dhe në hartat e këtij procesi është një strategji shumë e drejtë dhe që duhet përshëndetur shumë fort. Kemi mbetur në periferi të qarkullimit të energjive dhe të strategjive të botës në këtë fushë. Pastaj se çfarë energjish, me çfarë përfitimesh, bërthamore apo ujore, të erës etj., ky është një debat krejt tjetër që do të kemi rast ta bëjmë në kohën e ardhshme. As të bëhemi bodrumi i ndotur i kaldajës me qymyr ku të ngrohen vendet fqinje, as parajsa e virgjërisë ekzotike natyrore, as të na ngelen në dorë teknologji të rrezikshme që nuk dimë as t’i përdorim e as t’i sigurojmë, duke u bërë pastaj rrezik si për veten tonë, ashtu edhe për fqinjët.
Presidenti Topi e riktheu në Parlament ligjin zgjedhor të sapomiratuar nga Parlamenti. Ai e argumentoi mosdekretimin e tij me shkaqe teknike (përplasje nenesh). A e shikoni këtë si arsye reale? Mund të sjellë ndonjë ndryshim ky veprim i Presidentit?
Është e rëndësishme të ndalemi më tepër te kjo pikë. Kur lexova pyetjen tuaj, thashë se do të më duhet të konsultohem paksa me tekstet. Punë e vështirë, por nganjëherë kam dëshirë të merrem me logjikë praktike. E nisa me Kushtetutën dhe pastaj vazhdova më tej, sigurisht shpejt e shpejt, se koha nuk premton shumë. Ne si qytetarë prandaj paguajmë taksa, që deputetët dhe juristët e tyre t’i hartojnë mirë ligjet se ku ka kohë një kamerier, një taksist, një mullixhi, një shkrimtar a një sportist, si qytetarë të këtij vendi, të merren dhe të analizojnë edhe nenet e ligjeve apo të urdhëresave. E ka thënë Platoni dhe nuk e luan topi që ngatërrimi i profesioneve sjell kaos në qytet.
Ju doni të dini nëse kthimi i ligjit elektoral nga Presidenti i Republikës është i legjitimuar apo jo? Prisni pak, kini durim, se do t’jua them më pas.
Hapa pra Kushtetutën. “Përse e hapa?” – do të thoni ju. Sepse një nga pikat e kodit zgjedhor që iu dërgua Presidentit për aprovim thoshte pak a shumë (me sa më kujtohet tashti) se Presidenti shpall ditën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj më parë periudhës elektorale më të afërt që i paraprin mbarimit të mandatit të Kuvendit. Kështu pak a shumë. Le ta mbajmë këtë fjali në mend sepse do ta analizojmë pak më tutje në detaje. Fillimisht, përderisa aty gjithçka lidhet me “mbarimin e mandatit të Kuvendit”, pyeta veten: “Çfarë kuptohet me mbarim mandati të Kuvendit në Kushtetutë?” Çfarë të shoh? Kushtetuta nuk e kishte të përkufizuar se çfarë quhet përfundim mandati i Kuvendit. Bile më tutje, kishte një ngatërrim të paparë midis dy koncepteve. Koncepti i parë: mandat i deputetit dhe koncepti i dytë: mandat i Kuvendit. Këto dy koncepte nuk përputhen në atë tekst as si përmbajtje, as si kohë midis tyre. Pra, mund të qëllojë që mandati i një deputeti të ketë mbaruar, kurse mandati i Kuvendit të vazhdojë ende. Bile edhe çdo deputet mund ta nisë mandatin e tij përpara të tjerëve. Më pyeste miku im berber, Qenan K.: “A nuk është Kuvendi tërësia e deputetëve të tij? Sepse po nuk qe ky përkufizimi, atëherë çfarë është “Kuvendi”? Salla, lokalet, simbolet e tij?”
Deputetë të ndryshëm e fillojnë mandatin e tyre në kohë të ndryshme, sepse në Kushtetutë thuhet se një deputet e nis mandatin atëherë kur komisioni përkatës zgjedhor e shpall fitues. Po ata deputetë që i ka shpallur fitues, pas ankimimeve, vetëm Kolegji Gjyqësor? Kur e fillojnë mandatin? Po qe se vendimi i këtij kolegji mbetet në fuqi, në kundërshtim me atë të komisionit zgjedhor, deputeti i dalë prej andej, a e nis mandatin apo jo? Sepse ligja kushtetuese e kërkuaka që ai të nisë një mandat të dalë vetëm nga komisioni zgjedhor dhe jo nga një instancë tjetër. Pastaj thuhet se Kuvendi i vjetër e vazhdon mandatin e tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Bukur fort! Koha është përcaktuar. Por? Del diçka tjetër: Domethënë, gjatë periudhës pas mbarimit të zgjedhjeve e deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, kemi dy palë deputetë me mandate: vazhdon mandati i Kuvendit të vjetër, por edhe të zgjedhurit e rinj përcaktohen si të pajisur me mandat. Larg qoftë sikur të na duhet të vendosim gjendjen e jashtëzakonshme e të na duhet të mbledhim Kuvendin para se të fillojë mbledhja e parë e Kuvendit të ri, në këtë rast çfarë do të bëjmë? Cilët do të quajmë deputetë? Ata që kanë qenë, por të cilëve nuk u është përfunduar ende mandati apo të rinjtë që janë shpallur me mandat? Apo t’i mbledhim të gjithë bashkë, të vjetër e të rinj. Kur fillon mandati i një deputeti? Atëherë, kur nis mandati i Kuvendit apo kur e fiton individualisht mandatin personi konkret?
Edhe një herë hasa në kundërshtitë dhe labirintet logjike të ligjit tonë themeltar, i cili është bërë, siç duket, me nxitim të paparë, sikur kanë qenë me nxitim, e kanë pasur gjermanin nga pas, sikurse thotë shprehja popullore, dhe nuk i kanë arsyetuar dot të gjithë gjembat që dalin në planin logjik, të logjikës formale. Është poçes shumë i vështirë ai i shkrimit. Duket i lehtë, por në fakt është i mbushur plot me kurthe. Le pastaj, shkrimi i normave dhe i ligjeve. Kërkon juristë të zotë, logjicienë të fortë, linguistë kompetentë dhe jo amatorë. Muret e Fakultetit Juridik janë plasaritur. Thashë me vete: “Ja diçka që mund të riparohet shumë shpejt”. Por, ajo m’u duk si një metaforë e bukur sepse në fakt nuk janë muret, ato rregullohen, por janë plasaritur strukturat e drejtësisë, të jurisprudencës, të drejtësisë, e në radhë të parë vazhdojnë të jenë të plasaritura nenet e ligjeve dhe normat juridike që trashëgojmë. Kjo ndërtesë po na zë brenda pak e nga pak të gjithëve me ambiguitetet e veta, me kundërthëniet, me paqartësitë, me mungesat e komentarëve që duhet të bëjnë institucionet e specializuara.
Pra, po t’i hyjmë me rigorozitet logjik pyetjes se kur përfundon mandati i këtij Kuvendi, do të ndodhemi në papërcaktueshmëri semantike të pafundme.
Ju doni të dini se çfarë mendoj për kthimin e ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës? Ja, do ta them pas pak, por prisni se kam ende disa gjëra për të thënë.
Të rimarrim shprehjen e Kodit Zgjedhor që iu dërgua Presidentit për ta aprovuar: Presidenti cakton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj përpara periudhës më të afërt zgjedhore që i paraprin përfundimit të mandatit të Kuvendit! Uau! Çfarë stili! Shikojeni vetë se çfarë spërdredhjesh gjuhësore: “jo më vonë” se “më përpara”, “të afërt”, “paraprin”, “mbarimit” etj., ndajfolje kohe, folje që lidhen me kohën, emra – afate kohore. Por, ka mënyra fare të thjeshta për t’u shprehur. Çfarë na duhen këto “para”, mbrapa”, “paraprin”? Për të mos thënë se nga ana logjike janë krejt të papërcaktuara. Cila është periudha zgjedhore më e afërt që i paraprin mbarimit të mandatit? Më e afërt me ne që jetojmë tani apo më e afërt me mbarimin e mandatit? Vështirë të thuhet se fjalia e përcakton saktë këtë gjë, pavarësisht se juristët që janë marrë me këtë punë, në kokat e tyre mund ta kenë të saktë përcaktimin. Ky është problemi: nuk ka rëndësi fare se çfarë mendon, ka rëndësi se çfarë shkruan. Lëre pastaj ajo folja “paraprin” që ma zuri syri diku! Në vend të thuhet ta zëmë “pararend”, shkruhet “paraprin”. Çfarë domethënë të “paraprish”? Shqipja ka kuptim tjetër për këtë fjalë krahasuar me atë që përdoret në këto tekste.
Kështu që shërbimet juridike të Presidentit të Republikës me siguri që janë ndodhur në pozitë shumë të vështirë. Kodi i kërkon Presidentit që ta përcaktojë datën e zgjedhjeve 9 muaj përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit (Kur mbaron mandati në fjalë? Kur i mbaron mandati institucionit apo kur u mbaron mandati 4-vjeçar deputetëve të veçantë?). Por, i thuhet, po në kod, që ai duhet ta bëjë këtë në periudhën më të afërt zgjedhore që i paraprin mbarimit të mandatit të Kuvendit! Me të drejtë Presidenti deklaron se kjo mund ta fuste vendimmarrjen e tij në një kontradiksion të thellë. Periudha “më e afërt që i paraprin” mbarimit të mandatit (Cila është më e afërt? Më e afërt me ne apo më e afërt me mbarimin e mandatit? Kur mbaron mandati?) është pra mars – qershori apo shtator – nëntori? Por nga ana tjetër i thuhet se ai duhet ta përcaktojë këtë datë së paku 9 muaj përpara hapjes së fushatës zgjedhore. Pra, edhe një llogaritje e thjeshtë e muajve, dëshmon se Presidenti nuk mund ta shpallë ditën e zgjedhjeve për afatin e mars – qershorit. Nuk plotësohen pra 9 muajt.
Nuk është aspak çështje e thjeshtë teknike. Ja përse: Supozojmë se Kodi Zgjedhor do të kalonte në këtë formë që është sot. Më pas, Presidenti i Republikës do të duhej të përcaktonte një datë zgjedhjesh. Do të vendosej në një situatë të vështirë që në çdo rast do ta detyronte që të shkelte Kushtetutën. Si do të bënte? Ta shpallte datën e zgjedhjeve për periudhën më të afërt me ne, pra për mars-qershorin? Nuk ishin mbushur muajt, ata pra, 9 muajt, aq sa duheshin për të lindur një fëmijë (Vërtet përse 9 muaj fiks, jo shtatë, gjashtë, pesë muaj? Përse aq sa duhet për të lindur një fëmijë? Ku është gjetur fiks periudha prej 9 muajsh? Duhet të ketë një simptomë psikologjike këtu!). Këtë m’u duk sikur tha edhe Presidenti. Por, problemi është edhe më i mprehtë akoma. Ai nuk mund ta dekretojë datën e zgjedhjeve as për periudhën e shtator – nëntorit, sepse kjo periudhë i takon pas mbarimit të afatit të mandatit të Kuvendit. Pra, me këtë Kod Zgjedhor, Presidenti do të ishte ndodhur para një zgjedhjeje të vështirë: ose të dekretonte një datë çfarëdo zgjedhjesh duke shkelur Kushtetutën, ose të respektonte Kushtetutën, duke mos e dekretuar asnjëherë datën e zgjedhjeve!
Ja përse kjo nuk është një çështje thjesht teknike. Ja përse Presidenti nuk mund ta aprovonte kodin në formën logjike që kishte, e më pas të caktonte datën e zgjedhjeve që dëshironte. Nuk mund ta bënte këtë.
Pra, kuptohet që Presidenti është në të drejtën e tij, bile edhe në detyrimin e tij për të respektuar Kushtetutën, kur kërkon që të rregullohet kjo gjë. Është e kotë që lidhur me këtë rast të bëhen insinuata të kota. Është e kotë që të paragjykohet vendimi i tij në këtë rast. Marrëdhëniet e tjera midis aktorëve të ndryshëm politikë dhe juridikë duhen parë më vete dhe nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Sicili rast pra, kërkon analizë të veçantë.
Lexoj se Kushtetuta flet për “dy periudha zgjedhore” me sa mbaj mend, pra për mars-qershorin dhe shtator-nëntorin. Hapa tekstin e Kushtetutës në botimin që kam unë në shtëpi dhe shoh se atje, neni 65, pika 2, ishte formuluar krejt ndryshe nga çfarë thuhet tani për atë nen. Atje flitej se zgjedhjet mbaheshin jo më vonë se 60 deri 30 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit! “Habi”, – thashë me vete. Ose do ta kenë ndryshuar në Kushtetutë edhe këtë nen. Bashkë me të tjerët. Me një të rënë të lapsit. Po përse nuk thonë të paktën? Nuk e besoj se ndonjë qytetar është informuar për këtë gjë. As shtypi nuk e ka prekur këtë pikë.
Si mund të ndryshohet kështu Kushtetuta (nëse është ndryshuar) kaq shpejt, pa njoftuar dhe pa bërë më pas botime të reja tekstesh në mënyrë që qytetarët të njihen me këto ndryshime. Duket si ndryshim... stacioni autobusi!
Më doli pa dashje kjo fjalë sepse Qenan K. më kishte treguar para nja tridhjetë vjetësh një histori interesante: “Disa jevga simpatike si kokrra ulliri, njëra më e re dhe të tjerat më të vjetra, po prisnin te stacioni i autobusit të Unazës, aty përballë ekspozitës “Kina” a “Shqipëria e Re” – nuk e mbaj mend mirë se çfarë emri kishte në atë kohë – e filloi tregimin Qenan K. Unë po i shihja nga afër, – vazhdoi ai. Ishin kohë të çuditshme. Rrëgjimi sapo kishte nisur të ndryshonte orën sipas stinëve të vitit. Një orë përpara në dimër, një orë më pas në verë. Prit autobusin e nuk ka, prit autobusin e ai nuk po vinte. Jevgat simpatike, disi të veshura hollë, e me forma trupi elegante, nisën të mërziteshin, por ndërkohë nuk vinin re se tabela e stacionit të autobusit nuk qëndronte më e varur në shtyllën e neonit aty pranë. Pasi kaloi ca kohë, u thashë: “E kanë ndryshuar stacionin e autobusit, nuk është më këtu, duhet të ecni më tutje”. Ato më panë drejt e në sy, vështruan njëra-tjetrën, hodhën sytë nga shtylla e neonit ku ishte shkulur pa paralajmërim e befasisht tabela “Qëndrim autobusi” dhe m’u duk sikur u nxehën.
Ajo më e reja, pasi u tund e u shkund, ia plasi: “Uuu, i shplaftë mortja, na lanë këtu gjysëm ore, ene nuk thonë asgjo”.
E, më e vjetra ia priti: “Ku pysin kta gaxhinjt mi goc, ata kanë ndryshu ene orën, jo më stacionin e autobuzit, si thu ti o tironco” – i ishte drejtuar edhe Qenanit.
Qenan K. më tha se nuk kishte mundur ta mbante veten, ia kishte shkrepur gazit sepse kishte kuptuar se sipas atyre femrave simpatike me ngjyrë, ndryshimi i orës shihej si një dukuri që e bënte pushtetin aq arbitrar e subjektiv sa të mund të ndikonte edhe mbi vetë rrotullimin e Diellit dhe nuk ishte thjesht një vendim administrativ, i marrë krejt lehtësisht. Dielli në punë të vet, ora në punë të saj. Ora dhe Dielli në rrotullimin e tij në mendjet e tyre ishin e njëjta gjë.
Nuk ndryshohet Kushtetuta, gjithsesi, sikurse ndryshohet një stacion autobusi apo edhe ora sipas stinëve. Do të na thonë: “Ku pyesin këta për ndryshimin e orës, ata ndryshojnë Kushtetutën”.
Çfarë kërkohet? Që shërbimet juridike të Presidentit të Republikës të asistojnë deputetët në leximet që u bëjnë këta teksteve? Pra, të kishin ndërhyrë më përpara? Nuk ka kuptim. Nuk është kjo detyra e tyre. Nuk janë as zyrë këshillimesh juridike dhe as zyrë avokatie. Fundja, edhe Presidenti luan politikisht. Ai ka nevojë sikurse çdo President në botë që të veçojë e identifikojë funksionet e tij përpara publikut dhe ndërkombëtarëve. Krejt normale. Qytetarët, pa asnjë dallim, fundja këtë interes kanë. Që pushtetet t’i bëjnë oponencë njëri-tjetrit. Motivet nuk i duhen fare qytetarit. Çfarë do të bëhet? Asnjë ndryshim thelbësor nuk besoj se do të bëhet. Deputetët që e aprovuan atë Kod Elektoral “spanjoll” do t’i bëjnë një redaktim më të mirë logjik dhe gjuhësor shqip dhe puna do të përmbyllet me kaq.
Një zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa kompani në periferi të Tiranës. Ky moment ka hapur debatin mbi marrëdhëniet e biznesit shqiptar me “kulturën” e sigurimit të pasurive. Ju, si e vlerësoni këtë raport? Sa funksional është biznesi i sigurimeve në Shqipëri?
Kur u organizua marshimi për sigurinë e jetës në vend nga partitë e opozitës, me rastin e humbjes së jetës të të ndjerit Kosta Trebicka, po atë ditë, a të nesërmen, kam shkruar në këtë gazetë që problemi i sigurimit të jetës është shumë më i gjerë sesa kaq dhe duhet shtruar në të gjithë komponentët e vet, përndryshe gjithçka shndërrohet në hipokrizi. Mua, përpara sigurisë së bizneseve, më intereson shumë më tepër siguria e jetës së qytetarit. Qytetarët shqiptarë duket sikur bëjnë një jetë heronjsh, gjithë ditën të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe krejt të pasiguruar. Pushtetet tolerojnë që bizneset e ndryshme, pothuajse shumica e tyre, të privilegjojnë fitimet e tyre në kurriz të sigurisë së jetës të qytetarëve dhe cilësisë së saj. Është një padrejtësi e madhe që u bëhet atyre përditë nga kompromisi pushtet - biznes dhe askush nuk e ka vënë ujët në zjarr për ta përballuar këtë detyrë. Ndoten lumenjtë, gërryhen malet, mbushet ajri me gazra e grimca materialesh ndërtimore, depozitat e karburantit pranë shtëpive të banimit, ndërtesa pa dalje emergjence, ashensorë pa patenta afatesh shërbimi, lartësi pallatesh shumë herë më të mëdha sesa kanë fuqi të arrijnë zjarrfikëset, bombola gazi nëpër banesa pa valvola sigurimi, gjak i pakontrolluar si duhet, shitës pa kontroll mjekësor, kafene pa WC, pa ujë të rrjedhshëm, rrugë pa puseta, prodhime blegtorale pa etiketat përkatëse të origjinës, ushqime pa afate skadimi. Bizneset? Kanë para për t’u siguruar. Ato biznese që dëmtohen nga zjarri, duhet të paguajnë edhe dëmet që iu shkaktohen prej ngjarjeve të tilla qytetarëve në të gjitha drejtimet. Qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejta të tilla individuale “pozitive”, “jopolitike”. Niveli i të drejtave të tyre ka mbetur po ai i fillimeve të rrëgjimit demokratik. Edhe Komiteti i Helsinkit në vend të merret me të drejtat e qytetarëve, më shumë merret me të drejtat e deputetëve, pra me politikë. Mua më shumë se sigurimi i bizneseve, më intereson sigurimi i qytetarëve ndaj rreziqeve që sjell mossigurimi i bizneseve. Qytetarët ndodhen në rrezik të përhershëm. Flemë mbi mina.