Reagimi; Caktimi i gjyqtarëve me short, me program kompjuterik
Shorti për çështje penale dhe civile në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë hidhet në mënyrë elektronike, pra caktimi i gjyqtarëve bëhet me anë të një programi kompjuterik, i cili nuk bën asnjë dallim mes gjyqtarëve të dhomës penale kur çështja është penale dhe mes gjyqtarëve të dhomës civile kur çështja është civile. Sipas Saulit, kancelari i gjykatës nuk bën asgjë tjetër, përveçse përcjelljen e praktikës tek gjyqtari përkatës sipas rezultateve të shortit
Gjykata e Tiranës u është përgjigjur publikisht akuzave të përgatitura në zyrat e PS-së dhe të bëra publike dje nga Ylli Manjani, se kjo gjykatë ka manipuluar caktimin e shqyrtimit të kërkesës së Lulzim Bashës, duke ia caktuar gjyqtares Famira Hajdari. Reagimi nga Gjykata e Tiranës ka qenë i menjëhershëm, duke sqaruar procedurat e hedhjes së çështjeve apo kërkesave të ndryshme penale e civile në shortin elektronik, dhe më konkretisht për kërkesën e Lulzim Bashës, për shpalljen e pavlefshme të akteve procedurale të thirrjes dhe njoftimit të akuzës nga Prokuroria e Përgjithshme. Përmes kancelarit të kësaj gjykate, Ilir Saulit, kjo gjykatë sqaron se “shorti për çështje penale dhe civile në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë hidhet në mënyrë elektronike, pra caktimi i gjyqtarëve bëhet me anë të një programi kompjuterik, i cili nuk bën asnjë dallim mes gjyqtarëve të dhomës penale kur çështja është penale dhe mes gjyqtarëve të dhomës civile kur çështja është civile”. Sipas Saulit, kancelari i gjykatës nuk bën asgjë tjetër përveçse bën përcjelljen e praktikës tek gjyqtari përkatës sipas rezultateve të shortit. Më tej, kancelari ka sqaruar funksionimin e shortit elektronik përmes programit ARK IT, i cili është iniciuar nga fondacioni SOROS, si dhe në vazhdimësi është financuar nga USAID dhe aplikohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe në disa gjykata të Republikës që prej vitit 2002. “Ju sqarojmë se në bazë të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008, “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, neni 9 parashikon që ndarja e çështjeve gjyqësore bëhet me short, sipas procedurave të caktuara me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa kancelari në bazë të nenit 38 të këtij ligji mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar. Pra, as praktikisht as teorikisht jo vetëm kancelari, por asnjë punonjës i administratës gjyqësore nuk mund të ndërhyjë në procesin elektronik të hedhjes së shortit”, - deklaroi Sauli. Sipas tij, prej pothuajse pesë vitesh pune në detyrën e kancelarit, shorti është hedhur në mënyrë elektronike dhe kjo mënyrë ka hequr përfundimisht të gjitha dyshimet e mundshme që kanë ekzistuar më parë për manipulimin e shortit, duke siguruar transparencën e plotë të tij. Lidhur me hedhjen në short të kërkesave të bëra nga prokuroria ose nga pala mbrojtëse, nuk evidentohet fakti që kërkesat e bëra të jenë brenda një hetimi të zhvilluar për një çështje të caktuar, si dhe duke qenë nën hetim shumë persona të lidhur në një çështje, nuk mund të evidentohet kalimi i këtyre çështjeve të njëjtit gjyqtar sipas nenit 278/2 të K.Pr.Penale. Të gjitha kërkesat që paraqiten në sportelet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë pranë kryesekretarisë duhet të regjistrohen dhe të përgatiten për short prej administratës gjyqësore, dhe në të tilla raste nuk është administrata gjyqësore, e cila vendos për kalimin e çështjeve pranë të njëjtit gjyqtar, por duhet t’i kërkohet gjyqtarit të cilit i ka kaluar çështja për shqyrtim prej përfaqësuesit të prokurorisë ose palës mbrojtëse, nëse ai është kompetent apo jo. “Në këto kushte, i takon gjyqtarit të vendosë mbi shqyrtimin e kësaj kërkese. Gjykata shprehet me vendim që nuk mund të komentohet nga askush për asnjë shkak”, - përfundoi kancelari i Gjykatës së Tiranës.
Parimet për hedhjen e shortit:
1. Baza e objektit;
2. Ngarkesa totale e çështjeve në gjykim të gjyqtarëve që nga fillimi i vitit;
3. Ngarkesa aktuale e çështjeve që kanë në gjykim gjyqtarët.