Skandali i Ministrisë së Financave, projektligji për ekspertët kontabël kaloi pa miratimin e ministrisë së Integrimit

Zbardhet skema e mashtrimit e qeverisë Berisha për projektligjin e ekspertëve kontabël. Gruaja e Rusmalit, Linda Rusmali dhe ministri i Financave, Ridvan Bode në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergji Lezhja, kaluan në mënyrë mafioze projektligjin në qeveri. Në mbledhjen e qeverisë më datë 21 janar të këtij viti, projektligji për ekspertët kontabël nuk ka qenë i parashikuar në rendin e ditës, megjithatë ka kaluar fshehurazi, i firmosur nga ministri i Financave dhe Kryeministri.min në Këshillin e Ministrave, të projektligjeve që janë të pashoqëruara me relacionin dhe tabelën e përputhshmërisë të Ministrisë së Integrimit.
Vendimi i qeverisë me numër 201, datë 29.3.2006, e ndalon kali Sipas këtij vendimi, në rastin kur Ministria e Integrimit nuk është dakord, institucioni propozues reflekton vërejtjet e Ministrisë së Integrimit ose me këshillime të përbashkëta dhe vetëm pasi të merret miratimi i ministrisë së Integrimit që projektligji është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, duhet të kalojë për diskutim dhe miratim në qeveri. Ministria e Financave, më datë 19 janar e ka nisur projektligjin për ekspertët kontabël për mendim në Ministrinë e Integrimit. Ndërkohë që, në kundërshtim me vendimin e qeverisë, numër 201 datë 29.3.2006, një ditë më përpara e kishte nisur për miratim në Këshillin e Ministrave. Në relacionin e Ministrisë së Financave, thuhet që Ministria e Integrimit nuk ka sjellë ende përgjigje. Ministria e Financave, në faqen e saj zyrtare e ka paraqitur këtë relacion sikur ky ligj është në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin e BE-së. Ndërsa në relacionin që ka paraqitur në Këshillin e Ministrave, Ministria e Financave e ka fshehur këtë fakt dhe nuk është shprehur që Ministria e Integrimit nuk ka qenë dakord me këtë projektligj. "Në hartimin e këtij projektligji janë përdorur Direktiva 8-të e Parlamentit të Bashkimit Europian (e rishikuar), Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe të gjitha deklaratat e tjera e dhënies së sigurisë dhe Kodin e Etikës, siç janë publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve, si modele referimi dhe janë marrë shembull përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e rregullimit të profesioneve të auditimit dhe të kontabilitetit. Për vendin tonë që aspiron të hyjë në Bashkimin Evropian (BE), Projektligji lidhet gjithashtu edhe me kërkesat e përputhjes me legjislacionin të BE-së, (acquis communautaire). Krijimi dhe funksionimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Audituesve është një kërkesë specifike, e paraqitur nga pala e BE-së në negociata dhe që duhet të përmbushet sa më parë", shkruhet në relacionin e paraqitur nga ministria i Financave në faqen e saj zyrtare. Por në kundërshtim të plotë me këtë ministri, është shprehur Ministria e Integrimit.
Ja Relacioni i ministrisë së Integrimit që kundërshton projektligjin
I nderuar z. Ministër.
Në përgjigje të shkresës suaj Nr. 13269, datë 18.12.2008, në lidhje me dhënien mendim mbi projekt-ligjin Për auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Eksperteve Kontabël dhe të Kontabilistit të Miratuar, vërejmë se; Projektligji në formën që është paraqitur pranë Ministrisë së Integrimit nuk respekton kriteret e përcaktuara në VKM-në 201, 29.03.2006 Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM-në Nr. 584 datë 28.08.2003, Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave", konkretisht për sa i takon tabelës së përputhshmërisë. Rregullimi i mbikëqyrjes publike të auditimit ligjor është një kërkesë e vazhdueshme e palës evropiane në dokumentet e saj drejtuar Shqipërisë ashtu si edhe në Grupet e Punës BE-Shqipëri. Projektligji në fjalë shkon në kundërshtim me direktivën 2006/43/EC për disa arsye. Së pari, termi auditues ligjor të cilit i referohet direktiva barazohet dhe zëvendësohet me termin ekspertë kontabël të autorizuar, çka jo vetëm nuk është e nevojshme por edhe është e dëmshme, pasi sjell konfuzion në dallimin mes profesionit të auditimit dhe kontabilitetit. Kjo ka sjellë edhe përplasje të panevojshme të dispozitave të ligjit, pasi neni 1 rregullon si objekt te ligjit profesionin e ekspertit kontabël dhe nga ana tjetër neni 3 i atribuon mbikëqyrjen publike profesionit të audituesit. Direktiva nuk shprehet në asnjë rast për organizmat profesionale të audituesve apo të shoqërive të auditimit. Neni 12 i projektligjit përcakton krijimin e një organizmi profesional të quajtur IEKA si të vetmin organizëm profesional ne treg përgjegjës për kualifikimin profesional të audituesve të cilët ligji i quan ekspertë kontabël si dhe në mënyrë të kundërligjshme e ngarkon edhe me kontrollin e cilësisë, hartimin e rregullave të stazhit si dhe me administrimin e veprimtarisë se organizimit profesional të audituesve. Neni 29 i direktivës 2006/43/EC, pika a dhe B përcakton se kontrolli i cilësisë duhet të jetë i pavarur dhe i përjashtuar nga çdo lloj ndikimi prej audituesve dhe shoqëritë te auditimit. IEKA është një organizatë e përbërë nga audituesit ligjore dhe shoqëritë e auditimit, dhe si e tille ne asnjë rast nuk mund të ushtrojë një kontroll cilësie të pavarur. Në bazë të projektligjit neni 9, IEKA regjistrohet si OJF, dhe ka monopolin e rregullimit te veprimtarisë se auditimit. Dispozitat që rregullojnë IEKA-n krijojnë një situate ne kundërshtim me direktivën përkatëse të BE-së që synohet të rregullohet me këtë ligj. Kjo pasi krijimi i një situate monopol faktik dhe ligjor ne fushën e ofrimit të shërbimeve profesionale dhe kualifikimit të vazhdueshëm për audituesit, mund të sjellë pasoja shumë të rënda në një realitet ku korrupsioni është një fenomen lufta ndaj të cilit është një nga prioritet e qeverisë. Kjo sjell edhe diskriminimin me pa të drejtë të dy organizma të tjera profesionale siç edhe sqarohet në relacionin e Ministrisë së Financave. Gjithashtu kjo shkon ndesh me të Drejtën e Vendosjes dhe Lirinë për të Ofruar Shërbime, pasi administrimi i kontrollit të cilësisë si dhe kualifikimeve profesionale të cilat janë kusht për ushtrimin e profesionit nga një grup individësh, të cilët e ushtrojnë edhe vet këtë profesion dhe që nuk mund të jenë subjekt kontrolli pasi janë të regjistruar si OJF, mund të kërcënojë seriozisht lirinë e individit për të ushtruar profesionin e audituesit ligjor. Dispozitat e këtij ligji nuk garantojnë lirinë për të ofruar shërbime në fushën e auditimit ligjor, përmes monopolit dhe kompetencave që i akordon IEKA-s, për garantimin e monopolit të së cilës është ndryshuar edhe emri i audituesit ligjor në ekspert kontabël të autorizuar. Ligji shkon ndesh gjithashtu me rekomandimet e vazhdueshme të palës evropiane për ndërtimin e një sistemi të mbikëqyrjes publike për fushën e auditimit. Në ligj nuk parashikohen mjetet me ane të të cilave bordi i mbikëqyrjes mund të ushtrojë në praktikë mbikëqyrjen e organizmit të vetëm profesional IEKA. Aq më tepër që në bazë të ligjit për OJF-të, shteti nuk mund të kontrollojë veprimtarinë e një Organizate Jo-Fitimprurëse. Praktikisht ndodhemi në një situatë ku një OJF IEKA e cila nuk mund të kontrollohet nga shteti i jepen kompetencat e një Enti Publik, dhe nga ana tjetër kemi tre autoritete kompetente, Bordi i Mbikëqyrjes, Autoriteti i Licencimit dhe Autoriteti i Regjistrimit të cilët ngarkohen me mbikëqyrje formalisht nga ligji por që nuk mund të mbikëqyrin autoritetin që administron veprimtarinë profesionale të audituesve ligjor si dhe të shoqërive të auditivit. Neni 12 pika 1 i atribuon mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të ushtrimit të profesionit, mbrojtjen e pavarësisë së ushtrimit të profesionit dhe të nderit të anëtarëve të tij IEKA-s, çfarë jo vetëm përplasje kompetencash me Bordin Mbikëqyrës sipas ligjit por edhe kundërshtim flagrant i dispozitave të direktivës 2006/43/EC Mbi auditimin ligjor të pasqyrave financiare dhe bilanceve të konsoliduara e amenduar nga direktiva 2008/30/EC, sipas të cilës mbikëqyrja e audituesve ligjore ushtrohet nga subjekte që nuk e ushtrojnë profesionin e audituesit. Kjo përbën konflikt interesi duke qenë se një organizëm i zgjedhur nga vet