Presidenti amerikan Xhorxh Bush vizitë lamtumire në Irak
Presidenti amerikan Xhorxh Bush bëri një vizitë të palajmëruar në Irak, ditën e diel. Vizita e lamtumirës bëhet pak java para se ai, ti lërë postin presidentit të zgjedhur Barak Obama.
Bush mbërriti në mënyrë sekrete në kryeqytetin irakien, Bagdad, ku ka takuar Kryeministrin Nuri al-Maliki. “Bush shkoi për të takuar liderit irakien dhe për të falenderuar trupat amerikane për nënshkrimin e kontratës së re të sigurisë”, bëri të ditur zyra e shtypit ne Shtëpinë e Bardhë, e cila njoftoi vetem pasi Bush mberriti ne Irak.
Bush shkoi me helikopter fillimisht në Pallatin Presidencial, ku takoi Presidentin e Irakut, Jalal Talabani, me të cilin folën tet-a-tet.
Kjo është vizita e katër e Presidentit Bush në Irak që nga viti 2003, kur u dislokuan trupat amerikane në Irak. Pak muaj më parë Washingtoni dhe Bagdadi nënshkruan një marrëveshje të re për qendrimin e forcave amerikane në Irak deri në vitin 2011.
Rreth 140 000 trupa amerikane kanë qendruar në Irak prej 6 vjetësh, ku janë vrarë rreth 4200 efektivë të këtyre trupave. Shumë prej amerikanë e quajnë gabim të Bushit hyrjen e ushtarëve amerikanë në Irak. Disa analist e lidhin humbjen e republikanëve në zgjedhjet presidenciale amerikane edhe me këtë fakt.