Ratifikohen marrëveshjet me Austrinë e Letoninë
07/04/2010 Synohet bashkëpunimi për katastrofat dhe trafikimin
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi gjatë mbledhjes së djeshme dy projektligje të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme: projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësisht të mëdha” dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. Projekti i parë ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e ndihmës në rastet e katastrofave ose fatkeqësive të mëdha ndërmjet palëve nënshkruese. Ndërsa projektligji tjetër, që parashikon ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, synon bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike, etj.
Gjithashtu ai synon harmonizimin dhe forcimin e luftës kundër krimit në përgjithësi dhe përcakton fushat e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit për identifikimin e grupeve terroriste, parandalimin e akteve të mundshme terroriste, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të bashkëveprimit në përputhje me legjislacionet respektive të të dyja vendeve.