Votim i shpejtë, i sigurt dhe larg mundësive për manipulime
07/04/2010 Estonia ofron ndihmë teknike për zgjedhje elektronike
Votimi nëpërmjet internetit është një metodikë e shpejtë dhe e sigurt. Ky është mendimi i Kryeministrit të Estonisë, Andrus Ansip. Ai ka theksuar dje, në një intervistë televizive, se në vendin e tij teknologjia e informacionit dhe komunikimit është shumë e zhvilluar dhe është e gatshme t’i japë ndihmesën e saj vendit tonë. Kreu i Qeverisë estoneze ka thënë se votimet në mënyrë elektronike realizohen që prej vitit 2005. Votimi përmes internetit prej vitesh aplikohet në vende të ndryshme të botës. Synimi kryesor i kësaj mënyre votimi është dhënia e mundësisë së votimit për një grup të caktuar zgjedhësish, sidomos ata që jetojnë jashtë kufijve, personat me aftësi të kufizuar apo të moshuarit. Një nga avantazhet më të mëdha të kësaj mënyre votimi është shpejtësia. Votuesit mund të ndryshojnë votën e tyre disa herë deri në afatin e fundit të vendosur nga autoritetet përgjegjëse të procesit zgjedhor. Mësohet se janë bërë dy prova për votimin elektronik. E para i përket vitit 2006 dhe e dyta vitit 2009, nga një qendër me emrin “Alvot”. Për nga ana ekonomike, mund të thuhet se me kalimin e kohës kjo mënyrë votimi ul koston e përgjithshme të procesit elektoral. Autoriteteve nuk u duhet të shpenzojnë për ngritjen e qendrave të votimit, stafeve etj. Ndikon gjithashtu në numërimin e shpejtë të votave, e për pasojë edhe në dhënien e rezultatit të procesit elektoral. Shumë ekspertë thonë se kjo mënyrë votimi është një revolucion i procesit elektoral.
Eksperienca
Gjatë këtij 10-vjeçari shumë vende kanë ndërmarrë një mënyrë të re votimi, atë nëpërmjet internetit. Mënyrë e tillë votimi përdoret në Britani, Austri, Estoni, Francë, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni, Australi etj. Rasti më i fundit, është ai i Zvicrës, ku vitin e kaluar mbi 110 mijë votues që jetonin jashtë vendit votuan përmes internetit.