E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një burrë tenton të hidhet nga pallati me tre fëmijët


Ngjarje e rëndë në kryeqytet. Një burrë tenton të hidhet nga pallati me tre fëmijët. Burri kërcënon se do vrasë veten dhe fëmijët. Ngjarja e rëndë po ndodh në një pallat pranë Ministrisë së Drejtësisë në bulevardin "Zogu i Parë". Fëmijët janë dy djem dhe një vajzë, ata ndodhen në katin e 6 të pallatit. Sipas banorëve, burri dhe fëmijët nuk janë banorë të këtij pallati.
Të dhënat e para flasin se burri ka një konflikt për pronat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po tenton të bindë burrin të ndalë këtë tentativë të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›