Meta: Qëllimi ynë është largimi me votë i Berishës
24/03/2009 Kreu i LSI-së në Shkodër
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të deklaruar edhe një herë qëllimin e partisë që ai drejton sa i takon garës elektorale për pushtetin qendror. “Qëllimi kryesor i zgjedhjeve të qershorit do të jetë fitorja e së majtës, duke larguar qeverinë ‘Berisha’ me votë, si dhe zhdukja e varfërisë nëpërmjet punësimit”, - u shpreh Meta. Sipas tij, prioriteti kryesor i qeverisë së ardhshme të koalicionit të majtë do të jetë punësimi. “Ky prioritet vjen pasi kjo varfëri në rritje që po kalon vendi ynë jo vetëm për arsye të krizës ekonomike botërore, që ka dhënë efekte edhe në ekonominë e shqiptarëve, por edhe për arsye të keqqeverisjes së qeverisë ‘Berisha’, nuk ka ilaç tjetër dhe nuk ka alternativë tjetër përveç punësimit”, - deklaroi Meta. Njëkohësisht kreu i LSI-së saktësoi se po e bënte këtë deklaratë nga Shkodra, pasi ky qytet më shumë se çdo qytet tjetër në Shqipëri po e ndien papunësinë, duke qenë qyteti me numrin më të madh të papunëve. Ndërsa në lidhje me koalicionet paszgjedhore Meta mohoi kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Berishën. “Nëse forca jonë politike nuk del forcë e parë në zgjedhje, do të bëjmë koalicion paszgjedhor vetëm me PS- në. Nuk ka ndryshim të qëndrimit të LSI-së dhe koalicioni me PS-në nuk është një gjë e re, pasi kjo është një alternativë e shumë kohëve më përpara”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij. Madje, po në këtë linjë Meta shtoi se “LSI-ja më shumë se askush ka sulmuar qeverinë Berisha për keqqeverisje dhe motivi i protestës së fundit që bëmë ishte ‘Berisha ik’, dhe kjo lë të kuptojë se ne si parti nuk kemi asnjë perceptim të përbashkët me PD-në, siç janë shprehur apo kanë lënë për të kuptuar disa lider të partive”. Ndërsa në lidhje me dy kandidaturat e LSI-së për deputetë të parlamentit të ardhshëm, Sait Fishta në Shkodër dhe Neranxi në Gjirokastër, Meta theksoi se drejtësia ka punën e saj, duke sjellë si shembull dhe Berluskonin në Itali. “Sot në Itali Berluskoni ka shumë gjyqe të hapura dhe është më i votuari në Itali. Kjo nuk ka të bëjë me figurën e tyre, pasi ata janë persona të nderuar dhe të respektuar si në Shkodër, ashtu dhe në Gjirokastër”, - sqaroi Meta.