Të angazhuar për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian
24/03/2009 Kreu i qeverisë deklaron sfidat e qeverisë në takim me përfaqësues të PNUD-it
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit vjetor të përfaqësuesve rezidentë të PNUD-it, nga rajoni i Evropës dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, se qeveria që drejton përpiqet vazhdimisht të aplikojmë praktikat më të mira. Kreu i qeverisë pohoi se ka ende shumë rrugë për të bërë, por që do të përshkruhet. Berisha ka nënvizuar se në kohën kur PD-ja mori pushtetit, rreth katër vjet më parë, Shqipëria po përballej me probleme serioze për shkak të korrupsionit, i cili ishte shndërruar në një sistem të vërtetë kleptokratik. Ai kujtoi premtimin për luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionin dhe krimit të organizuar dhe kjo mund jetë arritur. “Reformat janë jetësore dhe vendimtare për ta luftuar korrupsionin. Ne filluam ta luftojmë korrupsionin në zyrat e qeverisë duke ndaluar përdorimin e parave publike për qëllime personale”, - tha ai. Kryeministri nënvizoi se pjesë e luftës kundër korrupsionit është edhe nxjerrja e një ligji kundër korrupsionit. Shefi i ekzekutivit nënvizoi se më shumë se 120 zyrtarë janë penalizuar për shkak të korrupsionit. Ai u shpreh se katër vjet më parë Shqipëria ishte mes 24 vendeve më të korruptuara, ndërkohë që vitin e kaluar u lanë pas 95 vende. Kryeministri Berisha ka përmendur ftesën që Shqipëria mori nga Samiti i NATO-s në Bukuresht një vit më parë për të qenë pjesë e kësaj aleance. “Për vendin tim kjo është arritja më e madhe pas pavarësisë. Anëtarësimi në NATO është shumë i rëndësishëm për çdo komb. Për Shqiptarët, të cilët kanë nevojë ta ndërtojnë të ardhmen si komb i lirë, kjo është me rëndësi thelbësore”, - tha ai. Kreu i qeverisë nënvizoi se tashmë po punohet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai pranoi se procesi është i gjatë, por hapi që do të hidhet drejt kësaj aspirate është paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE. “Ne po punojmë shumë për të hyrë në BE. Por procesi është i gjate. Ne do ta nisim procesin e kandidimit. Shumë shpejt do t’i marrim seriozisht përpjekjet për plotësimin e kritereve”, - ka deklaruar kreu i qeverisë.
Programi “Një OKB”
“Një OKB” është shumë i rëndësishëm dhe vendi ynë ndihet i privilegjuar për t’u zgjedhur vend-pilot për këtë program. E vlerësoj shume agjencinë e OKB-së për punën e shkëlqyer në nxitjen e kësaj iniciative, që në fillim ishte thjesht në letër, por çdo ditë e më shume në vendin tim po bëhet realitet. Kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar me objektivat e mijëvjeçarit. Gjatë takimeve të tilla ne mund të ndajmë së bashku disa nga eksperiencat tona politike.”
Ndihma e PNUD-it
Kreu i qeverisë ka falënderuar PNUD-in për ndihmën e dhënë përmes projekteve shumë të rëndësishme në vendin tonë. “Bashkëpunimi i Shqipërisë me PNUD-in është një bashkëpunim i gjatë dhe i frytshëm, një bashkëpunim 19-vjeçar, që është shtrirë në dhjetëra e qindra projekte, efektet e cilëve janë shumë të rëndësishëm dhe po e transformojnë Shqipërinë nga vendi më i izoluari në botë në një vend anëtar të NATO-s”, - tha Berisha.